Flash

Po çfarë Milan…? Wenger mohon gjithçka: "Lajm fals"

Lapsi.al 7 November 2018
Po çfarë Milan…? Wenger mohon gjithçka: "Lajm

Arsene Wenger tek Milan është vetëm një lajm fals. Konfirmimin e ka dhënë vetë tekniku francez për beIN SPORTS, ku ish-trajneri i Arsenal bashkëpunon si komentator në ndeshjet e Champions League. "Nëse do të firmosja në ndonjë vend do ta thosha, por është një lajm i gabuar”, është përgjigjur 69 vjecari francez në studio tv. "Nuk mund ti pushoj zërat, por mund të tregojë vetëm atë që bëj vërtetë. Për momentin jam i përqendruar të bëj mirë për beIN SPORTS e nuk është e lehtë", ka sqaruar ish-manaxheri i Topcinjve, i përfolur për një të ardhme në pankinën kuqezi.

Pikërisht nga Londra, ekzaktësisht Arsenal, ka mbërritur në Milano administratori i deleguar i Milan, Ivan Gazidis, që do të nisë punën nga 1 dhjetori i këtij viti. Për momentin, Rino Gattuso mund të flejë i qetë. Jo vetëm për tre fitoret radhazi në kampionat, por edhe sepse për Wenger në lojë është edhe Bayern Mynih, tepër i zhgënjyer nga rezultatet e arritura nga Nico Kovac.

Të këshilluara

Video/ Napoli barazon me penallti ndaj PSG

Përpjekjet e Napoli për të barazuar rezultatin në San Paolo kundër Paris Saint Germain janë kurorëzuar me sukses në minutën e 63. Një 11 metërsh i ka dhënë mund...

22:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI