Flash

Nuk ndodh vetëm në Shqipëri: “arbitri provokonte dhe fyente”, ja përse Conti e Maldini dolën nga vetja

Lapsi.al 7 November 2018
Nuk ndodh vetëm në Shqipëri: “arbitri provokonte dhe

Siguritë për momentin janë tre: që Andrea Conti, i dërguar për të marrë minuta me ekipin e të rinjve, mori tre ndeshje pezullim; që Paolo Maldini, një zakonisht i qetë, u përjashtua; e që Milan do të apelojë për të dy vendimet e Gjykatësit Sportiv.

Pas tërbimit të Milan në ndeshjen e kampionatit të të rinjve e humbur në shtëpi kundër Chievo, spikat një sjellje e papërshtatshme e arbitrit Colombo nga Como. Në fakt ky është një pretendim që vështirë se mund të provohet, edhe pse në rrjetet sociale në orët e fundit, kanë dalë histori alarmuese, që tregojnë pse Conti e Maldini hhumbën mendjen në përplasjen verbale me arbitrin në fund të ndeshjes. Persona në stadium, ashtu si lojtarët e Milan pretendojnë se Colombo i ka ofenduar gjatë gjithë ndeshjes e në vecanti të birin e Paolo Maldini, të cilit gjyqtari i ka thënë "je akoma më kot se yt vëlla ".

Në fakt, jemi mësuar të akuzohen gjyqtarët në vendin tonë, pikërisht për një sjellje të tillë me lojtarët në fushë, sidomos në Kategoritë inferiore (edhe këtu të pa konfirmuar), por sic duket nuk qenkan të vetmit që abuzojnë me pushtetin.

Në Bellanova arbitri ka provokuar lojtarët e Milan, por nëse provohet atëherë sjellja e tij është krejtësisht për tu dënuar. Natyrisht kjo nuk legjitimon aspak atë që nodhi në post-ndeshje e nuk i heq Conti e Maldini përgjegjësitë në këtë ngjarje, por të paktën shpjegon arsyen e reagimit të tyre.

Të këshilluara

Video/ Napoli barazon me penallti ndaj PSG

Përpjekjet e Napoli për të barazuar rezultatin në San Paolo kundër Paris Saint Germain janë kurorëzuar me sukses në minutën e 63. Një 11 metërsh i ka dhënë mund...

22:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI