Flash

Dokumentari i Aretha Franklin ngjitet në skenë pas 46-vitesh (Video)

Lapsi.al 7 November 2018
Dokumentari i Aretha Franklin ngjitet në skenë pas 46-vitesh (Video)

Pas më shumë se 46 vitesh nga xhirimi, më në fund filmi dokumentar “Amazing Grace” i Aretha Franklin do të shfaqet premierë në New York, duke i dhënë fund një sage të gjatë ligjore.

Filmi u xhirua nga regjisori Sydney Pollak në vitin 1972, por mbeti për dekada pa marrë formën finale.

Tashmë filmi me të njëjtin titull me albumin e famshëm, të Franklin, do të ketë debutimin e tij final në festivalin e filmit DOC NYC më 12 nëntor.

Filmi u regjistrua për vetëm dy net në Kishën Baptiste në Los Angeles, kur Franklin regjistroi albumin e saj, “Amaizing Grace”.

Problemet lindën që në nisje, pasi redaktimi rezultoi thuajse i pamundur, regjisori nuk arriti të sinkronizonte zërin. Vetëm në vitin 2007 producenti Alan Elliott arriti të merrte të drejtat e transmetimit ndërsa formoi një ekip, që ia doli të ndërtonte filmin dokumentar, që përfundoi në vitin 2011.

Franklin dhe avokatët e saj bllokuan transmetimin. Padia u ngrit me argumentin se Eliot nuk kishte marrë lejen e saj. Pas vdekjes së Franklin, familjarët u shprehën të hapur për të parë filmin.

““Amaizing” Grace është zemra dhe shpirti i Aretha Franklin”, deklaroi të hënën mbesa e këngëtares Sabrina Owens, duke shtuar se adhuruesit e saj duhet ta shohin këtë film që është aq i pastër dhe i gëzueshëm.

Filmi i gjatë 87 minuta do të shfaqet në Los Angeles dhe New York për një javë këtë vit.

Aretha Franklin fitoi 18 çmime “Grammy” dhe kryesoi në 17 top Ten US për gjatë karrierës së saj muzikore, që përfshiu rreth 7 dekada.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI