Flash

Për herë të parë në 11 javë Flamurtari i ka të gjithë lojtarët në dispozicion

Lapsi.al 5 November 2018
Për herë të parë në 11 javë Flamurtari i ka

Edhe në javën e parë, në startin e sezonit në të cilin Flamurtari do të tentonte rikthimin tek titulli kampion mungonte një lojtar në dispozicion të teknikut Ilir Daja. Braziliani Danilo Alves u bashkua me kuqezinjtë më vonë, duke e bërë që vigjilja kundër Luftëtarit të mërkurën, të jetë e parë absolute në 11 javët e para të sezonit që vlonjatët i kanë të gjithë lojtarët në dispozicion.

Të mërkurën në Vlorë vjen Luftëtari dhe traineri Ilir Daja mund të bëjë llogaritë me dy rikthime shumë të rëndësishme: Idriz Batha dhe Emiljano Musta, të cilët munguan në Kamëz përballë Kukësit janë gati për sfidën kundër bluezinjve. Musta mungoi për shkak të plotësimit të numrit katër të kartonave të verdhë, ndërsa Batha pas pezullimit nga komisioni i displinës. Të dy lojtarët pritet që ta nisin si titullarë takimin me Luftëtarin.

Por nuk është vetëm ky lajmi i mirë, pasi tashmë edhe mbrojtësi Albi Alla është rikuperuar plotësisht, madje luajti për disa minuta ndaj Kukësit, duke u kandiduar si titullar ndaj Luftëtarit. Po ashtu edhe rumuni, Kristian Sirgi, ka lënë pas dëmtimin dhe mund të konsiderohet një rikthim i rëndësishëm, pavarësisht se pritet ta nisë nga stoli. Për herë të parë traineri Ilir Daja do të ketë një grup të kompletuar në dispozicion, cka bën që për ndeshjen e rradhës tekniku të ketë vetëm vështirësinë e zgjedhjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI