Flash

Nas Daily debat në Instagram me Ermal Mamaqin: Censurove intervistën... (Foto)

Lapsi.al 5 November 2018
Nas Daily debat në Instagram me Ermal Mamaqin: Censurove
Debati që nisi në studio mes moderatorit Ermal Mamaqit dhe të dashurës së blogerit Nuseir Yassin, Alyne, po vijon edhe në rrjetet sociale. Dje Ermali publikoi videon nga momenti kur Alyne u ndje e fyer dhe qau pasi Kejvina i bëri pyetjen: “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?” Ai shkruante: “Edhe kjo s’na kishte bërë vaki”. Menjëherë pas postimit vjen dhe reagimi i blogerit Nuseir Yassin, i cili shprehet se e kanë censuruar intervistën, pasi nuk kanë publikuar fillimin e saj, në mënyrë që sipas tij, njerëzit të kuptonin se sa e tmerrshme ishte kjo intervistë. “Kjo nuk është në rregull. Ti nuk ke transmetuar fillimin e intervistës. Pjesën ku tregove mungesë respekti ndaj meje dhe të dashurës time. Ti ke fshehur pjesën ku njerëzit do të shikonin sa e shpifur ishte kjo intervistë. Unë prisja gjë tjetër, nuk e mendoja se ti do të përfitoje nga kjo intervistë në këtë mënyrë”, shkruan Nusseir. Menjëherë kanë shpërthyer komentet nga ndjekësit e moderatorit. Ka nga ata që mendojnë se pyetja e Kejvinës ishte “idiote” por ka edhe nga ata që i vijnë në mbrojtje emisionit dhe stafit, duke nxjerrë një tjetër detaj, faktin që Nuseir kishte kërkuar personalisht që të mos pritej pjesa ku bëhej kjo pyetje, për më shumë klikime. Këtë gjë e vë në dukje edhe vetë Ermali i cili i ka kthyer përgjigje blogerit përmes një komenti: “Hej vëlla … Më vjen keq që ndihesh kështu. Unë kurrë nuk do të prisja pjesë të shfaqjes për të bërë ndonjë nga të ftuarit e mi të duket keq … Ne presim vetëm pjesë të vogla për t’i dhënë ritëm emisionit. Kjo është diçka që e bëjnë të gjitha shfaqjet televizive që regjistrohen paraprakisht. Videoja e plotë e këtij episodi është në fund të këtij mesazhi. Do të doja të theksoja se për atë që u dha në transmetim, e kishe dhënë lejën ti, e mban mend? Edhe Arbëri ishte atje. Ju gjithashtu keni një kopje të plotë të emisionit të regjistruar nga kamera juaj. Gjithsesi, unë jam i lumtur që ky keqkuptim të paktën shërbeu për të ngritur vetëdijen për një temë të rëndësishme, si të drejtat e grave dhe barazia. Alyne është një person i mrekullueshëm dhe ishte një nder që ju të dy ishit në shfaqjen time. Megjithatë, unë do të vazhdoj të bëj pyetje të papërshtatshme që krijojnë humor, për disa momente në shfaqjen time. Kjo është ajo që ne bëjmë, me asnjë qëllim të shkeljes së të drejtave të një personi apo grupi njerëzish. Falë Zotit, ne nuk jetojmë në një vend ku humori është censuruar. Zoti ju bekoftë të dy dhe ju mirëpresim që ti dhe Alyne të vini përsëri për t’u martuar në vendin tonë. PS: Në Shqipëri, ne nuk i trajtojmë gratë si objekte seksi”!
View this post on Instagram

Edhe kjo sna kishte bërë vaki...

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Të këshilluara

Dua Lipa një hap para Ariana Grandes

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, arriti që të triumfonte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “MTV Europe Music Awards”. 23-vjeçarja u nderua me çmimin “Best...

14:41

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI