Flash

Gol në moshën 14 vjeçare: Ovelar është vetëm shënuesi i dytë më i ri në historinë e futbollit

Lapsi.al 5 November 2018
Gol në moshën 14 vjeçare: Ovelar është vetëm
Fernando Ovelar ka shkruar një faqe të rëndësishme në botën e futbollit. Emri thotë pak, por sulmuesi i Cerro Porteno ka vënë që tani firmën e tij në historinë e futbollit paraguajan, duke shënuar golin e parë si profesionist vetëm 14 vjec, 9 muaj e 27 ditë. Jo vetëm kaq, sepse ka shënuar në derbin më të ndjerë në gjithë Paraguay, përpara 40mijë tifozëve në Estadio Manuel Ferreira, shtëpia e Olimpia Asuncion, skuadrës kryesuese të kampionatit. Cerro Porteno në fund ka dalë me një barazim 2-2, e bashkë me 14 vjecari në skuadër është edhe Roque Santa Cruz që ka 23 vjet më shumë se adoleshenti. Me këtë gol Ovelar, përvec se e bëri gjithë botën të flasë për të, është bërë shënuesi i dytë më i ri në historinë e futbollit, pas armenit Armen Ghazaryan.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI