Flash

Champions problematik për Juventus: Pas Bernardeschi, ndalen edhe Cancelo e Matuidi

Lapsi.al 5 November 2018
Champions problematik për Juventus: Pas Bernardeschi, ndalen edhe Cancelo e

Dyshime të forta për teknikun e Juventus, Massimiliano Allegri, në vigjilje të ndeshjes së Champions me Manchester United, në program të mërkurën në mbrëmje në Torino. Blaise Matuidi - sipas asaj që bën të ditur vetë Juventus - ka kryer stërvitje të diferencuar, për të finalizuar rikuperimin nga shembja në kockën e legenit. Ky është një tjetër problem për teknikun, që është tepër i preokupuar për gjendjen e Joao Cancelo. Portugezi ka një lodhje muskulore në kofshën e majtë dhe është gjithashtu në dyshim për të mërkurën. Do të vlerësohet ditë pas dite trauma në kaviljen e majtë, pësuar nga Bernardeschi, që ende nuk kishte rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në mes.

Nuk është një situatë e thjeshtë për Allegri vetëm dy ditë nga java e katërt e fazës së grupeve të Champions kundër Manchester United. Përvec Matuidi, Cancelo e Bernardeschi, në fakt, tekniku duhet të shohë me kujdes edhe gjendjen e Douglas Costa, që ndjen një lodhje muskulare në kofshën e majtë.

Lajmi i vetëm i mirë për teknikun e bardhezinjve është se Chiellini e Mandzukic janë kthyer të stërviten me grupin, por ende nuk mund të jenë në formën më të mirë edhe pse ndoshta mund të shtrëngojnë dhëmbët për të qenë në fushë kundër Djajve të Kuq.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI