Flash

Shaqiri kërkon respekt dhe i kujton Klopp: “Liverpool, unë e kam fituar një Champions!"

Lapsi.al 4 November 2018
Shaqiri kërkon respekt dhe i kujton Klopp: “Liverpool,  unë e

Një ngjarje që i njollos CV-në: zbritja në Championship e Stoke i ka kushtuar shumë Shaqirit. Ish-lojtari i Bayern Munich dhe Inter po lodhet më shumë se sa parashikohej te Liverpool, ku është vetëm pak më shumë se një rezervë. Diçka shumë e ndryshme nga pritshmëritë e tij.

Futbollisti zviceran me origjinë nga Kosova, duke folur për Mirror, ka kërkuar respekt për të kaluarën e tij. Është e vërtetë që ka luajtur në kategorinë e dytë angleze, por duket se nga ana tjetër po kalon në heshtje një tjetër fakt i rëndësishëm. "Zbritja nga Premier League me Stoke ishte një eksperiencë shumë negative për klubin dhe unë shpresoj që ata të kthehen shpejt në Premier. Pavarësisht asaj që ka ndodhur, unë jam dhe mbetem një fitues i Ligës së Kampionëve. Mendoj se meritoj të respektohem. Njerëzit duhet të kujtohen se ku kam luajtur dhe për cilësitë e mia. Kam luajtur në një nga skuadrat më të mëdha në botë, me Bayern Munich. Pra sigurisht që nuk ndjej aspak presion kur vesh fanellën e Liverpool".

Për sa i takon Champions League, përfaqësimin më të mirë në Europë, Shaqiri e ka bërë kundër Crvena Zvezda, ku në kthim për të parashikohet një sfidë e nxehtë. "Mendoj se jam gati, M'u desh kohë për të kuptuar atë që donte trajneri, por tani kam një raport të mirë me të dhe kolegët. Është bukur të jesh sërish në Champions League. Është ajo që doja".

Futbollisti shqiptar ka folur për gjithçka, pa përjashtuar edhe pyetjet më delikate si festimi i golit në "Rusi 2018": me shqiponjën në nderim të simbolit të origjinës së tij kosovare, një gjest të cilin e ka bërë gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi. Dhe së shpejti Liverpool do të shkojë ne Beograd. "Ajo që ndodhi në Kupën e Botës ka kaluar. Futbolli është futboll dhe politika është politikë. Unë do të shkoj në Beograd, nuk shkoj të bëj asgjë tjetër veçse të luaj futboll. Crvena Zvezda është një kundërshtar i rëndësishëm dhe fitorja ndaj tyre do të na afronte me 1/8 e finaleve".

Të këshilluara

Video/ Crystal Palace barazon në Londër

Andros Townsend i ka shkaktuar dëshpërim Maurizio Sarriti me golin e shënuar në Stamford Bridge, me rifillimin e pjesës së dytë. Mesfushori ka realizuar në minu...

18:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI