Flash

Yjet e Hollywood që i thanë “jo” operacioneve plastike

Lapsi.al 3 November 2018
Yjet e Hollywood që i thanë “jo” operacioneve plastike

Operacionet plastike janë një ndër temat e komentuara jo vetëm në Hollywood, por edhe në Shqipëri. E teksa mendojmë se të gjithë të famshmit ranë pre e këtij virusi, ka të tjerë që kanë bërtitur “jo”, kur ua kanë kërkuar dhe kanë zgjedhur ta përqafojnë veten ashtu siç kanë lindur. Ndaj le të frymëzohemi nga të tilla raste, sepse numërohen me gishtat e dorës.

Lady Gaga

Në fillimet e karrierës së saj muzikore, Lady Gagës iu kërkua që të bënte një operacion në hundë në mënyrë urgjente, për ta rregulluar. Në një intervistë me “Sky News”, këngëtarja zbuloi se kishte refuzuar.

“U thashë jo. Më pëlqen hunda ime italiane. Unë dua të jem kjo që jam. Nuk dua të ndryshoj.” –është shprehur Lady Gaga.

Priyanka Chopra

Pasi fitoi konkursin si Miss World në vitin 2000, Chopra u përfshi në aktrim. Por menjëherë u përball me gjuhën e ftohtë të producentëve, të cilët ia plasën në fytyrë se hunda e saj ishte shumë e madhe në krahasim me fytyrën. Zgjidhja që i dhanë ishin operacionet plastike.

“Sigurisht që refuzova. Kjo është hunda ime! Nuk dua që femrat anembanë botës të ndjejnë nevojën që të duken perfekte. Unë ndihem mirë kështu siç jam.” – tha Priyanka Chopra.

Sophia Loren

Loren është legjenda e Hollywood-it. Por në fillimet e para të karrierës, hunda e saj u bë objekt diskutimi në industri duke e cilësuar si shumë të madhe, duke përfshirë edhe bashkëshortin e saj, regjisorin Carlo Ponti.

“ Edhe Carlo më tha se ‘kamemarani e quan hundën time shumë të madhe dhe të gjatë. Ndoshta duhet ta shkurtosh pak.’ Dhe i thashë ‘Dëgjo, nuk dua të ndryshoj asgjë në fytyrë sepse e dua fytyrën time” – tregoi Sophia Loren.

Chloë Grace Moretz

Kur ishte 16 vjeç, Moretz po punonte në një film teksa në dhomën e zhveshjes gjeti dy impiante silikoni që duhet t’i mbante veshur. Edhe përse nuk ia kërkuan drejtpërdrejtë që të bënte gjoksin, Moretz e mori mesazhin.

“Pyeta ku dreqin erdhën këto dhe normalisht që nuk pranova. Jam shumë e lumtur me gjoksin tim dhe nuk dua ta prek” – tha aktorja.

Të këshilluara

Dua Lipa 2.6 miliardë muzikës Britanike

Kur themi se ky vit është viti i Dua Lipës, nuk po flasim aspak me fjalë boshe. Këngëtarja që ne duam kaq shumë, po arrin sukses pas suksesi duke trumfuar në...

20:15

Së shpejti pjesa e tretë e filmit Bad Boys

Po vjen pjesa e tretë e filmave shumë të ndjekur nga te gjithe. Filmi i dashur për shumë fansa Bad Boys po vjen në një pjesë të tretë, ndërsa në rolet kryesore...

18:57

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI