Flash

Dy prindër me ngjyrë sjellin në jetë binjakët e bardhë

Lapsi.al 3 November 2018
Dy prindër me ngjyrë sjellin në jetë binjakët e

Prindërit me ngjyrë të cilët kanë sjellë në jetë binjakë albinë kanë rrëfyer se përballen shpesh me talljet dhe spekulimet e njerëzve të panjohur.

Ata akuzohen kryesisht ose për tradhti ose për faktin se fëmijët nuk janë biologjikisht të tyret.

Christin dhe Russell Lewis nga New Jersey, pranuan që shpesh marrin komente fyese nga kalimtarët që nuk e kuptojnë se pse binjakët e tyre dyvjeçarë Nolan dhe Savannah kanë lindur me gjendjen gjenetike.

37-vjeçarja, Christin tregon:

Njerëzit mendojnë se e kam tradhtuar burrin tim për të pasur bebe të bardha.”

Nëna e dy binjakëve rikujtoi gjithashtu se një koleg i saji e kishte pyetur të shoqin nëse i kishte bërë foshnjat me një grua të bardhë.

Kështu, duke i ardhur në majë të hundës, Christin vendosi t’u drejtohej të gjithëve:

Dua të bëj një njoftim për shërbimin publik: jemi besnikë, nuk e kemi tradhtuar njëri-tjetrin, dhe nuk kemi përdorur surrogat. I kam mbajtur këto foshnja për nëntë muaj në bark.”

Prindërit po planifikojnë gjithashtu që fëmijët t’i mësojnë nga shtëpia dhe mos t’i çojnë në shkollë në mënyrë që të shmangin talljet e mundshme nga shokët.

Prindërit pa dyshim që u tronditën kur fëmijët e tyre lindën me lëkurë të zbehtë dhe me sy të bardhë. Flokët e Nolan tani janë bjonde platini, ndërsa Savannah i ka ngjyrë të kuqerremtë.

Albinizmi është një grup i çrregullimeve të trashëguara të karakterizuara prodhimi i pakët ose mosprodhimi i melaninës në lëkurë, në flokë dhe në sy.

Të këshilluara

Kim Kardashian di si të tërheqë vëmendjen

Kim Kardashian di gjithnjë të tërheqë vëmendje dhe surpriza e radhës vjen nga Bali. Si gjithnjë super seksi e veshur me bikini Kim ka hipur mbi një elefant në ...

15:04

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI