Flash

Sezon i tmerrshëm për De Bruyne, gjashtë javë të tjera jashtë

Lapsi.al 2 November 2018
Sezon i tmerrshëm për De Bruyne, gjashtë javë të tjera
Manchester City do të jetë i detyruar të bëjë përsëri pa Kevin De Bruyne, këtë herë për gjashtë javë. Mesfushori belg doli katër minuta nga fundi në ndeshjen e Carabao Cup fituar 2-0 ndaj Fulham, me dhimbje në gjurin e majtë dhe mëngjesin e sotëm ka kryer rezonancën magnetike në qendrën mjekësore të skuadrës. Diagnosa ka konfirmuar frikën e tifozëve të citizens, ndrydhje e legamenteve, por fatmirësisht nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje kirugjike. Një sezon i frikshëm për De Bruyne, që në mesin e muajit gusht pësoi një ndrydhje të ligamentit kolateral të gjurit të djathtë. Dy muaj e gjysëm stop për belgun, i kthyer të mërkurën kundër Tottenham. Sfida e Carabao Cup me Fulham ishte e para si titullar për mesfushorin, pas dëmtimit të gushtit. Problemi në fund të ndeshjes, këtë herë, ishte gjuri i majtë. Tani De Bruyne mund të përfitojë nga pazua e kombëtareve, por do të humbasë derbin e 11 nëntorit në Etihad Stadium kundër Manchester United.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI