Flash

Kjo është festa suprizë e Angelina Martinit për bsahkëshortin e saj

Lapsi.al 2 November 2018
Kjo është festa suprizë e Angelina Martinit për

Angela Martini është tërhequr së fundmi nga rrjetet sociale dhe arsyen na e tregoi pak kohë më parë, pasi shkroi se “dëmtojnë seriozisht shëndetin mendor”. Nëse më parë modelja shqiptare ndante çdo detaj nga jeta e saj private, së fundmi ajo është treguar më e rezervuar. Dhe këtë mund ta kuptojmë nga fakti se, festën për ditëlindjen e bashkëshortit të 12 tetorit e publikoi vetëm mbrëmjen e 1 nëntorit. Angela ndau me ndjekësit disa foto brenda festës surprizë të organizuar prej saj, ku duket se ka mbledhur miqtë dhe të afërmit e partnerit të saj, Dragos Savulescu. “Postim i vonuar për festën surprizë të ditëlindjes së dashurisë sime. 12 tetor”, shkruhet në mbishkrimin e postimit. Modelja shqiptare ka menduar për të gjitha detajet, nga tullumbacet përmes të cilave shkruhet “Gëzuar Ditëlindjen”, te torta me 4 kate e mbuluar nga fotot kujtime të Dragos, që kur ishte foshnjë, apo ushqimet Për të ndezur atmosferën ishte zgjedhur që të performonte këngëtarja e njohur rumune Delia, ndërsa mes të ftuarve spikaste edhe profesionisti nr.1 i tenisit në Rumani, Ilie Nastase. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte paraqitja seksi e Angela Martinit. Modelja shqiptare kishte zgjedhur një fustan të bardhë, me dekolte të hapur dhe të çarën që vinte deri rrëzë kofshës. Në fund të fundit, ajo që di të bëjë shumë mirë Angela është të jetë seksi.

Të këshilluara

Loredana në muajt e fundit të shtatëzanisë

Prej disa muajsh çifti i famshëm i reperave shqiptarë Mozzik dhe Loredana po përfliten se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Megjithatë asnjëri prej tyr...

16:41

Mac Miller ende në mendjen e Ariana Grande

Ariana Grande kujton ish-të dashurin e saj të ndjerë, Mac Miller, përmes një postimi në Instagram. Ajo postoi një foto të vetes së veshur me një triko me kapuç,...

16:01

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI