Flash

Drama e Ilicic: "Kujtova se nuk do të zgjohesha më, si Astori"

Lapsi.al 2 November 2018
Drama e Ilicic: "Kujtova se nuk do të zgjohesha më, si

Infeksioni bakterial në linfonoduset e qafës e jo vetëm. Josip Ilicic ka dashur të tregojë periudhën e tij të vështirë. "Ajo që i ndodhi Astori më mbeti në kokë për ditë të tëra. Nuk arrija të flija më sepse e mendoja gjithnjë. E kur u sëmura këtë verë mendova vërtetë se do të më ndodhte edhe mua. Ishte një periudhë në të cilën kisha frikë të shtrihesha për të fjetur”, ka thënë slloveni i Atalanta për Corsport.

"Kisha frikë. Mendoja: po nëse nesër nuk do të zgjohem? Si do bëj pa e parë më familjen time? Ka patur persona që me problemin tim kanë përfunduar në koma. Infeksioni tek unë qendroi rreth linfonoduset e qafës, personave të tjerë i është shpërndarë. Kur e mendoj...", shtoi ai i tmerruar. Por jeta e tij ka ndryshuar: "Le të themi se shoh përtej futbollit. Bëj detyrën time në fushë, pastaj kthehem në shtëpi tek të dashurit e mi që i dua gjithnjë pranë. Jeta është e shkurtër".

Ilicic kishte arritur deri aty sa mendoi edhe të linte futbollin: "Nuk shihja më ndeshje në tv, mendova vetëm familjen. Në një pikë doja vetëm të mund të kthehesha të ecja si njeri normal, edhe pa qenë më futbollist”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI