Flash

Dëmtimi i Biglia më i rëndë se mendohej, Milan në telashe

Lapsi.al 2 November 2018
Dëmtimi i Biglia më i rëndë se mendohej, Milan në

Lajme të këqija për Milan, sepse duket më i rëndë se parashikohej dëmtimi në pulpën e djathtë i Lucas Biglia. Rezonanca magnetike të cilës i është nënshtruar mesfushori kuqezi ka evidentuar "lesion të muskulit binjak të pulpës së djathtë". Argjentinasi, që doli me paterica nga stërvitja përpara ndeshjes kundër Genoa, rrezikon të qendrojë jashtë fushave për të paktën 6 javë, deri në maksimumi 8.

Kështu e sigurtë mungesa e Biglias për ndeshjet kundër Juventus e Lazio, që janë në një moment shumë delikat të sezonit të Milan që aktualisht është në vendin e katërt bashkë me bardhekaltrit. Kuqezinjtë shpresojnë që prognoza të jetë inferiore ndaj parashikimit, por do të mësohet në testet që do të kryhen pas rreth 15 ditësh.

Ndërkohë, Andrea Conti do të luajë me skuadrën e të rinjve, ndërsa Gennaro Gattuso shpreson të rikuperojë 100% të paktën Hakan Calhanoglu e Franck Kessié, që të mërkurën kanë shtrënguar dhëmbët, por mbi të gjithë Giacomo Bonaventura, për transfertën e Udines.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI