Flash

Ashtu si Jovanotti, Fedez i kushton këngë djalit të tij (Video)

Lapsi.al 2 November 2018
Ashtu si Jovanotti, Fedez i kushton këngë djalit të tij (Video)
Reperi italian, Fedez sapo ka publikuar këngën e tij më të re “Prima di ogni cosa” dedikuar të birit. Teksti i ndjerë ku ai përshkruan ndjesinë e të qënit baba dhe shpreh dashurinë e pakufi për të birin është kaq rrënqethës dhe sikur të mos duash lotët të dalin vetë. Në videoklipin emocionues ai ka përfshirë bashkëshorten e tij, blogeren e famshme italiane Chiara Ferragni dhe të birin Leone, ku kanë shkëputur disa momente mjaft të bukura familjare. “Puthja e parë, dita e parë në shkollë, dashuria e parë, gabimi i parë, dielli i parë që djeg dhe kjo është hera e parë për mua gjithashtu… Unë të shoh ty para gjithçkaje” – thotë Fedez në rreshtat e tij. Pas publikimit edhe Chiara ka shprehur emocionin e saj kur ka dëgjuar për herë të parë këngën: “Kjo ishte hera e parë që dëgjova këngën e Fedez kushtuar djalit tonë. Ishte 28 mars dhe Leo ishte vetëm 9 ditësh. Mua m’u rrenqeth trupi gjatë gjithë kohës dhe kjo më ndodh akoma çdo herë që dëgjoj këtë këngë. Shpresoj që kjo t’ju prekë edhe juve”. https://www.youtube.com/watch?v=o4ltA8aQdpE

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI