Flash

Zbulohet vrasja për xhelozi e futbollistit. Dëshmitarja: "Ishin 4 me një hanxhar"

Lapsi.al 1 November 2018
Zbulohet vrasja për xhelozi e futbollistit. Dëshmitarja: "Ishin 4

Zbulohen detaje të vecanta por të rëndësishme për të hedhur dritë mbi vrasjen e dhunshme të Daniel Correa Freitas, mesfushorit 24 vjecar brazilian i masakruar të shtunën. Sipas asaj që bëhet e ditur nga hetuesit, një dëshmitar kyc ka treguar natyrën pasionante të krimit, shkaktuar nga xhelozia. Në thelb, Daniel ka paguar ngacmimin ndaj gruas së gabuar, duke provokuar tërbimin e të fejuarit të saj, që e ka rrahur për vdekje bashkë me tre të tjerë. Ish-mesfushori është vrarë në shtëpi nga katër individë, e pastaj e kanë braktisur kufomën në një zonë me pyll.

Dëshmitarja okulare ka treguar se futbollisti është sulmuar në apartamentin e tij, ku ishte mbyllur bashkë me të, pasi ishte kthyer nga një festë me disa shokë të skuadrës. Dëshmitarja i ka treguar hetuesve emrat dhe mbiemrat e vrasësve, që ka parë ta sulmonin Daniel me një hanxhar. Agresorët e kanë vrarë futbollistin me mjete të mprehta, përpara se ta ngarkonin trupin në një makinë e ta braktisnin në periferi, ku u gjend orë më pas me shenja të dukshme torturash.

"Klientia ime ka treguar se e ka dëgjuar qartë Daniel të kërkonte mëshirë. Njëri nga katër personat kishte në dorë një hanxhar", ka bërë të ditur avokati i dëshmitares, Jacob Filho. "Nuk e ka parë agresionin sepse kishte mbetur e paralizuar nga frika në dhomën ngjitur, por e ka parë trupin e Daniel përtokë në agoni në një pellg gjaku, pastaj katër personat e kanë futur në bagazhin e makinës". Policia Civile, që është në gjurmët e vrasësve, ka garantuar anonimatin e dëshmitares, duke e vendosur nën kujdesin e tyre për të shmangur raprezaljet.

Të këshilluara

Video/ Romagnoli makthi i Genoa në Halloween

Në natën e Halloween, Milan tremb tifozët në San Siro, përpara se të bëjë të ekzaltojnë në minutën e dytë shtesë, në një ndeshje ku gjithcka e bëri vetë. Rikupe...

23:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI