Flash

Ronaldo frikëson për Halloween: foto me familjen është virale

Lapsi.al 31 October 2018
Ronaldo frikëson për Halloween: foto me familjen është
Cristiano Ronaldo është i frikshëm, e këtë herë seriozisht. Në profiling e tij në Instagram, kampioni portugez ka publikuar një imazh të frikshëm, por festiv të të gjithë familjes, për festën e Halloween. CR7 këtë herë panikun e shkakton jo në fushë, por jashtë saj, ku bashkë me Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët ka nisur festimet e Halloween. Një pamje e frikshme, që duket se vetëm frikë nuk prodhon: me maska të tmerrshme fëmijët duken plotësisht të zbavitur. Krejtësisht të paidentifikueshëm për shkak të veshjes speciale, por po aq të gëzueshëm dhe të dëshiruar për të festuar me fansat e tyre në rrjetet sociale. “Halloween të mbarë për të gjithë”, është postimi i CR7 në Instagram. Mes stërvitjesh e përgatitjesh, në prag të ndeshjes së të shtunës në mbrëmje kundër Cagliari, Ronaldo ka gjetur kohën të largojë presionin dhe ti gëzohet një feste që deri tani ka sjellë ëmbëlsirat...
View this post on Instagram

Happy Halloween to everyone!!??

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI