Flash

Leicester/ Ekspertiza nxjerr pilotin e helikopterit një hero të vërtetë: ja çfarë e shkaktoi rrëzimin

Lapsi.al 31 October 2018
Leicester/ Ekspertiza nxjerr pilotin e helikopterit një hero të
Pronari i Leicester Vichai Srivaddhanaprabha dhe katër persona të tjera mbetën të vdekur kur helikopteri që u West Ham. Vetëm se viktimat mund të kishin qenë shumë më tepër nëse piloti që drejtonte mjetin nuk do të kishte bërë një veprim të "jashtëzakonshëm" që shmangu humbje të tjera jetësh pohoi një ekspert i aviacionit për The Sun. Fotomontazhi dhe mbledhja e fakteve, sipas eksperteve të cituar nga The Sun, treguan se AgustaWestland AW169 u ngrit lart pa probleme. Por kur arrit lartësinë 60 metra, shihet një pjesë e madhe të shkëputet nga helikopteri. Nuk është akoma e qartë se cila pjesë është. Menjëherë pas saj helikopteri filloi të rrotullohet rreth vetes, deri në përplasjen në tokë. Eksperti i aviacionit Jim Rowlands, ish-anëtar i RAF Puma, tha për The Sun se një problem me motorin e bishtit mund të ketë cuar në katastrofën. Por ai vlerësoi pilotin Eric Swaffer se ka arritur të shmangë rrëzimin e helikopterit mbi stadium - gjë që do të kishte sjellë humbje të mëdha jetësh. “Është shokuese ta shohësh. Nga video duket përfundimisht se ka një problem me motorin e bishtit. Humbi kontrollin e tij, ose fuqinë e tij, sidoqoftë është dicka që është ëndërra më e keqe e cdo piloti. “Në kohën kur ndodhi defekti, trupi i helikopterit shtyu në drejtim të kundërt me motorët kryesore. Nuk mund të shpëtosh nga kjo gjë. Rruga e vetme është rrëzimi. Piloti ka bërë një punë të mrekullueshme".

Të këshilluara

Video/ Suso i shënon Genoas për 4 minuta

Milan dhe Genoa luajnë ndeshjen e prapambetur të javës së parë të kampionatit të Serie A dhe kuqezinjtë kalojnë në avantazh që në fillim. Katër minuta i duhen S...

20:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI