Flash

Enca publikon prapaskenat e videoklipit erotik “Dua” (Video)

Lapsi.al 31 October 2018
Enca publikon prapaskenat e videoklipit erotik “Dua” (Video)
Videoklipi “Dua” i publikuar në mars të këtij viti, ka qënë një prej klipeve më të komentuar të Encës. Kjo për shkak se ajo u shfaq me skena të nxehta krah modelit spanjoll Pierluigi Fracassi. Skenat erotike duke u puthur e përkedhelur në shtrat tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe u komentuan në të gjitha rrjetet sociale. Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga publikimi i videoklipit Enca ka publikuar sot një video të shkurtër nga prapaskenat e klipit duke u puthur me modelin spanjoll. “Sapo kuptova që nuk kam nxjerrë prapaskenat e klipit ‘Dua’ … dhe ja ku është njëra” – shkruan këngëtarja krahas videos së postuar në Instagram. Ndërkohë ajo po shijon suksesin e këngës më të re “Kujt po i han” në bashkëpunim me Don Phenom.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI