Flash

Milan/ Dëmtimi shumë më i rëndë, Caldara rrezikon sezonin

Lapsi.al 30 October 2018
Milan/ Dëmtimi shumë më i rëndë, Caldara rrezikon

Lajme të këqija për Milan. Parashikohej një stop tre muaj për Mattia Caldara, por pas daljes së rezultateve të kontrolleve gjërat janë shumë më të vështira për mbrojtësin që u dëmtua në stërvitje të shtunën: "Lesion parcial i tendinës së akilit e ndrydhje të mio-tendinës së muskulit binjak në pulpën e djathtë". Kjo do të thotë që tre muajt e mungesës të hipotezuara nga Gattuso nuk janë realiste: Caldara rrezikon të humbasë të gjithë sezonin.

KOMUNIKATA ZYRTARE E MILAN

AC Milan komunikon se Mattia Caldara, si pasojë e dëmtimit të pësuar të shtunën në stërvitje, i është nënshtruar kontrolleve që kanë evidentuar një lesion parcial i tendinës së akilit e ndrydhje të mio-tendinës së muskulit binjak në pulpën e djathtë. Futbollisti duhet të qendrojë pushim absolut për tre javë, periudhë në të cilën do të kontrollohet e më pas përcaktohet mënyra e terapisë si dhe të specifikohet prognoza e kohës së rikuperimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI