Flash

Special…Three: pas gjestit në Stamford Bridge, Chelsea tallet rregullisht me Mourinho në Twitter

Lapsi.al 30 October 2018
Special…Three: pas gjestit në Stamford Bridge, Chelsea tallet
Tifozëve të Chelsea, që e fërshëllenin dhe e tallnin pas barazimit të minutave të fundit në Stamford Bridge, Mourinho iu përgjigj me gjestin e tij klasik. Special One tregoi me gishta numrin 3, atë të Premier League të fituar nën drejtimin e Blues. Një leitmotiv përsëritur edhe kundër Juventus (aty nënkuptonte tripletën) e në konferencën e shtypit (“3-0? Tre si Premier që kam fituar), por që në përfundim të ndeshjes me ish-skuadrën e tij u bë simbol. Publiku londinez nuk e mori mirë gjestin e portugezit. Ndoshta edhe për këtë, që nga ai moment, faqja zyrtare e Chelsea në Twitter nuk bën gjë tjetër vecse tallet me portugezin. Blutë e kthejnë reston në të njëjtën mënyrë. Me numrin 3 të përsëritur në të gjithë mënyrat e mundshme. Mirror sqaron se në ditët e fundit janë shpeshtuar postimet me atë që në ishull njihet si “Mourinho gesture”. Ironia është e gjitha për portugezin....e tipit: edhe sa orë duhen për të filluar ndeshja me Burnley. Tre. E fytyra e Jorginho në animim…i thotë të gjitha. Përfundon ndeshja, që Chelsea e fitoi lehtësisht 0-4 me gol edhe të Ross Barkley, që u bë futbollisti i parë i Bluve, që nga kohët e Lampard, që shënoi në tre ndeshje radhazi. Festimi...natyrisht me gjestin që të kujton dicka… Në ndeshjen e Europa League, pikërisht atë që pasoi sfidën kundër Mourinho, kundër Bate, Loftus-Cheek shënoi tre gola. Në këtë pikë as nuk duhet pyetur se cfarë gjesti bëri anglezi për të festuar… Për ta mbyllur historinë e bën një i padyshueshëm: Mateo Kovacic përshëndet fitoren e tretë radhazi në Europa League. Pa foto kompromentuese, por me një pyetje dinake: “Janë 3 në 3 apo gabohem?”. Kroati nuk gabohet, ashtu si nuk gabohen as tifozët që tani janë të bindur: Chelsea…po tallet me Mourinho.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI