Flash

Nga Skënderbeu në Korçë tek Skënderbeu në Tiranë, disfata e Partizanit këtë vit ka këtë emër...

Lapsi.al 29 October 2018
Nga Skënderbeu në Korçë tek Skënderbeu në

Kishte që në javën e parë që nuk humbiste Partizani, e për ironi të fatit humbjen e parë e të vetme sezonale, deri sonte, të kuqtë e kishin pësuar përballë Skënderbeut. Në Korçë ishte vetëm java e parë e kampionatit dhe ecuria e mëtejshme e skuadrës së Gegës e bëri të dukej aksident kalimtar.

Sic duket, nuk ka 1 pa 2. Historia u përsërit në Selman Stërmasi këtë herë me bardhekuqtë imponues me dy gola spektakolarë dhe një demonstrim force, nga ata që të shuajnë shpresat. Mbrojtja më e mirë e kampionatit nuk është e tillë kur vjen puna të luajë kundër Skënderbeut: nga katër gola të pësuar në total, tre janë vepër e korcarëve dhe dy nga Muzaka...

Pak rëndësi ka pastaj se në 8 javët e tjera, praktikisht një fazë loje, prapavija e Gegës ka rezistuar me performancë të denjë europiane, me vetëm një gol të pësuar. Skënderbeu e tregoi jashtë dhe brenda se di të fitojë, të luajë e të mos pësojë. Tani skuadra e Shehit ka sulmin më të mirë me 15 gola dhe mbrojtjen më pak të mundur, bashkë me Partizanin me 4 gola.

Ajo që ka goditur Partizanin, nuk është kreu i humbur, por dështimi i dytë radhazi kundër skuadrës pretendente për titull. Ishte e qartë cilado skuadër që synonte titullin, testin e kishte me Skënderbeun dhe të kuqtë dështuan me sukses në të dy provat. Jo vetëm rezultati, por edhe loja e të besuarve të Shehit ishte brilante, për nga strategjia dhe interpretimi.

Asgjë nuk iu la rastësisë, që nga e djathta fluturimthi e Muzakës, që e parë nga një kampionat të rëndësishëm, apo nga ndonjë kampion ndërkombëtar, do të bënte jehonë për një shumë se një javë e deri tek perla e Bregut. Nuk vlejti për asgjë rikthimi i Hoxhës mes shtyllave për Partizanin, sepse të ndalësh këtë Skënderbe duhet shumë më tepër...

Të këshilluara

Video/ Inter nuk ndalet, shënon të dytin

Për Lazion duket e vështirë sfida në Olimpico. Inter dyfishon rezultatin me Marcelo Brozovic, duke e lënë të qetë Spalletin në pankinë për pjesën e dytë. Në min...

21:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI