Flash

Koha e keqe nuk ndal Lazio-Inter: prefekti jep konfirmimin

Lapsi.al 29 October 2018
Koha e keqe nuk ndal Lazio-Inter: prefekti jep konfirmimin
Lazio-Inter sdo të luhet rregullisht. Sipas asaj që bën të ditur Radiosei, dy skuadrat kanë marrë konfirmimin se do të luhet, kështu që sfida e mbrëmjes në Olimpico do të nisë rregullisht në orën 20.30. Pavarësisht problemeve atmosferike në kryeqytetin italian dhe rekomandimit të Mbrojtjes Civile për të shtyrë ndeshjen për shkak të motit të keq, Prefekti i Romës ka vendosur që ndeshja të luhet. "Nuk ka asnjë lajm në bazë të të cilit ndeshja të shtyhet dhe nuk ka komunikime të mëtejshme. Për momentin ndeshja do të luhet, nuk presim mbledhje të tjera ose komunikime, nuk do të ketë - ka thënë përgjegjësi për komunikimin i Lazios, Stefano De Martino, për mikrofonat e Lazio Style Radio - Duke përjashtuar zhvillime të tjera është mirë që ndeshja të luhet. Duhet të sqaroj se nuk është shoqëria që merr vendimet për të luajtur ose jo. Në momentin që flasim ndeshja do të luhet rregullisht". Kështu Lazio e Inter do të zbresin në fushë. Inter dëshiron të përsërisë fitoren e 20 majit të kaluar që e dërgoi në Champions League: tre pikë do të thonë që zikaltrit të arrijnë Napolin në vendin e dytë. Nga ana tjetër, Lazio kërkon hakmarrjen ndaj zikaltërve dhe parakalimin në renditje. Immobile kundër Icardi është një sfidë brenda sfidës mes dy golashënuesve më të mirë të sezonit të kaluar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI