Flash

Drama Leicester: hetimet nxjerrin në helikopterin e vdekjes edhe një ish-miss tailandeze misterioze

Lapsi.al 29 October 2018
Drama Leicester: hetimet nxjerrin në helikopterin e vdekjes edhe një

Në angli vazhdojnë hetimet mbi rrëzimin e helikopterit ku humbi jetën pronari i Leicester Vichai Srivaddhanaprabha , 60 vjec, i martuar e me katër fëmijë. Investiguesit po kërkojnë të kuptojnë arsyet e aksidentit, duke i kushtuar vëmendje të vecantë katër personave në bord, të gjithë të vdekur. Ishte asistentia e Srivaddhanaprabha, piloti dhe e shoqja bashkë-pilote e miss Tailanda, Nursara Sukmanai, edhe ajo e konfirmuar e vdekur.

Në mënyrë të vecantë, është pikërisht prezenca në bord e Suknamai - ish mbretëresha e bukurisë në vend dhe e dyta e renditur në Miss Univers Tailande në 2005 – që ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike. Nuk është i qartë momenti përse Nursara – e famshme për publikun për video mbi yoga e gjimnastikën në Instagram e për foto në ndeshjet e Leicester – ndodhej në bordin e helikopterit që po i drejtohej aeroportit të Luton, nga ku më pas pronari i Foxes do të merrte avionin për Tailandë.

Hetimet po përqendrohen edhe për shkaqet e përplasjes: dëshmitarët kanë treguar se kanë parë helikopterin të jepte shenja avarie me një motor të bllokuar, pas ngritjes nga stadium përpara se të rrëzohej dhe të merrte flakë në zonën e parkimit.

Të këshilluara

Video/ Mertens shpëton Napolin në fund

Tentativat e Napoli t për ta barazuar rezultatin u kuroëzuan me sukses vetëm në fund të ndeshjes. Dries Mertens realizoi në minutën e 89, duke fiksuar shifrat n...

22:33

Video/ Faraoni i jep avantazhin Romës

Në ndeshjen më të rëndësishme të javës në Serie A, Roma befason Napolin në San Paolo me një gol të shpejtë. El Shaarawy ka shënuar golin e avantazhit në minutën...

21:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI