Flash

Tatiana, gruaja e parë pilote e Formula 1: do të garojë për Sauber-Alfa Romeo

Lapsi.al 27 October 2018
Tatiana, gruaja e parë pilote e Formula 1: do të garojë për
Një femër në Formula 1. Të martën në Meksikë Tatiana Calderon do të bëjë debutimin në timonin e Sauber-Alfa Romeo C37. Piloti i tretë aktual i skuderisë zvicerane do të jetë i impenjuar në një test Pirelli ku, sipas rregullores, mund të përshkojë 100 km, ose rreth 23 xhiro në cirkuitin Hermanos Rodriguez. Kolumbiana, që aktualisht garon në GP3, mezi pret të nisë sfidën: "Jam shumë e lumtur dhe entuziaste për mundësinë që më dhanë Alfa Romeo Sauber F1 Team, Escuderia Telmex, Telcel, Infinitum e Claro, për të drejtuar një makinë të Formula 1 për herë të parë në karrierën time. Që kur kam nisur të garoj, ëndërra ime dhe objekivi që kisha ishte të garoja në kampionatin elitë. Do të jetë një eksperiencë e pabesueshme të zbulosh Autodromin Hermanos Rodriguez. Duke qenë se kam lindur në Amerikën Latine, nuk mund të ketë një vend më special për mua për të debutuar në timonin e një makine të Formula 1".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI