Flash

Crouch sulmon Sarri: “Nëse Loftus-Cheek do ishte blerje e re, do të luante…”

Lapsi.al 27 October 2018
Crouch sulmon Sarri: “Nëse Loftus-Cheek do ishte blerje e re, do

Problemi i Maurizio Sarri është turnover, të paktën sipas asaj që është evidentuar edhe në tre vitet e qendrimit të tij tek Napoli. Sa herë tekniku toskan ka ndryshuar titullarët, gati asnjëherë zëvendësuesit nuk kanë dhënë sinjale konfortante, duke qenë se në një sistem të bërë me automatizma, më pak luan, më keq luan. Por tek Chelsea, ish-trajneri napoletan mund të gjendet përballë një problemi të kundërt. Ruben Loftus-Cheek ka shkëlqyer në Europa League me tre gola, por me shumë mundësi kundër Burnley përsëri nuk do të luajë dhe kjo është një situatë që po i sjell Sarri shumë kritika.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/zyILCbNKymGRVqFpKM1V_25_99017b936468451514fe674dc8ca35ac_video_720p_converted.mp4

Batuta më e fortë ka ardhur nga Peter Crouch, që në rubrikën e tij në Daily Mail sulmon me stil teknikun e Chelsea, duke e akuzuar se nuk po e merr në konsideratë mesfushorin…sepse nuk është një blerje e re. “Ka luajtur vetëm 33 minuta në kampionat dhe do të ishte shumë demoralizuese për të të mos jetë as në pankinë, pasi shënoi tre gola në Europa League. Problemi është se Loftus-Cheek vjeb nga sektori i të rinjve dhe kjo e bën që të mos merret parasysh. Nëse do të ishte një blerje e re, i ardhur tek Chelsea për 35 milionë stërlina, sigurisht do të luante më shumë“. Riferimi është për Jorginho, të cilin Sarri e mori nga Napoli dhe gjithnjë luan 90 minuta në fushë në Premier League.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/ym5RBRhSJMGPNhmPJULX_25_e2cd967f4dfe649dd933d5e3810b6eff_video_720p_converted.mp4

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI