Flash

Will Smith: "U martova me personin e gabuar"

Lapsi.al 26 October 2018
Will Smith: "U martova me personin e gabuar"

Martesa e parë e Will Smith ishte me aktoren Sheree Zampino, në vitin 1992. Dhe për herë të parë aktori 50-vjeçar zbulon se, qau në mënyrë të pakontrollueshme në tualetin e një restoranti, pasi kuptoi se ishte martuar me gruan e gabuar.

“Ishte një nga emocionet më të çuditshme që kam pasur ndonjëherë. Ishim në restorant dhe më kujtohet që u ngrita nga darka, kur kuptova se nuk isha me personin që duhet të isha. Shkova në tualet dhe nisa të qaja. U ula në tualet dhe nisa të qaja në mënyrë të pakontrolluar dhe të qeshja. E dija që Jada ishte gruaja me të cilën duhet të isha, por nuk do të divorcohesha kurrë”, tha Smith gjatë emisonit “Red Table Talk”. Prej vitesh, Will kishte qëllime të niste një lidhje me Jada Pinkett Smith.

“Kam diçka, e kuptoj kur shikoj një person nëse marrëdhënia jonë mund të jetë premtuese. Kur e pashë Jada-n në “A Different World”, e dija që ishte diçka në energjinë tonë që do të ishte magjike”, shprehet aktori.

Ndërsa po regjistronte “A Different World”, Will planifikoi që të takonte Jada-n, por përfundoi duke u filtruar me Sheree, e cila gjithashtu ishte ulur në audiencë. Çifti u martua më pas dhe mirëpritën djalin Trey, i cili tani është 25 vjeç. Smith dhe Jada u takuan vite më pas te një festë e miqve të përbashkët. Ai tregon se nuk patën lidhje gjatë kohës që ai ishte i martuar. Ai u divorcua nga ish-gruaja ditën e Shën Valentinit në 1995-n. Will dhe Jada u martuan në 1997-n dhe kanë dy fëmijë, Jaden, 20 vjeç Willow, 17 vjeç.

Të këshilluara

Bella hedh hapin e madh me The Weeknd

Bella Hadid është vetëm 22-vjeç dhe ka marrë propozimin që tashmë të zhvendoset të jetojë në shtëpinë e këngëtarit 28-vjeç në Neë York. Ai bën një jetë shumë lu...

12:10

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI