Flash

“Bohemian Rhapsody”,filmi gati për kinema (VIDEO)

Lapsi.al 26 October 2018
“Bohemian Rhapsody”,filmi gati për kinema (VIDEO)

Që kur më herët këtë vit “20th Century Fox” nxorri trailerin e parë të një nga filmave biografikë më të shumëpritur të dekadës së fundit, fansat e muzikës së “Queen” dhe yllit të tyre Freddie Mercury kanë shënuar datën 2 nëntor në kalendar.

Në fakt një film për grupin legjendar të muzikës rrok e sidomos për jetën e vokalistit të tyre ka qenë në plan të realizohej që në vitet 90’. Por asnjëherë nuk u bënë bashkë pjestarët e mbetur të grupit me producentët apo shtëpitë e filmave dhe projketet dështuan ende pa nisur. Më pas në vitin 2010 u duk se realizimi i filmit kishte marrë dritën jeshile nga “20th Century Fox” por deri në 2013 nuk pati asnjë zhvillim të ri derisa më në fund ata dolën me një deklaratë dhe konfirmuan se biografia kishte një skenar gati. Aktori i parë që u ftua për roli ishte Sasha Baron Cohen(mund ta mbani mend nga filma si Ali G apo Borat).  Edhe pse ngjashmëria fizike me Mercuryn ishte e madhe ai nuk ju përshtat dot rolit dhe nuk ra dakort me producentët prandaj u largua nga prodhimi i filmit. Pas shumë thashethemeve dhe fjalëve në 2017 për herë të parë u prezantua një poster i filmit dhe u bë zyrtare që Rami Malek (fitues i cmmimit Emmy për rolin në Mr.Robot) do luante rolin e vokalistit të “Queen”. https://www.youtube.com/watch?v=mP0VHJYFOAU

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI