Flash

Kërcënohet Mourinho…një tjetër polemikë dhe je i shkarkuar

Lapsi.al 25 October 2018
Kërcënohet Mourinho…një tjetër polemikë dhe je i

Pavarësisht një humbje kundër Juventus që e certifikon United jashtë mundësive për të konkuruar me rivalët e mëdhenj, Mourinho nuk është ankuar në konferencën për shtyp, duke preferuar të lëvdojë më tepër Bonucci e Chiellini, se sa të merrej me të tijtë, që u masakruan ndërkohë nga opinionistët si Ferdinand e Scholes. Vetëm se pas qetësisë së Mourinho ka një kërcënim dhe sipas The Sun, është mundësia e vetme për të mbajtur pankinën.

Shoë mediatik i vazhdueshëm i portugezit e ka nervozuar familjen Glazer, që ka dhënë një ultimatum për teknikun. Mjaft me skena, sidomos para gazetarëve. Nuk ka më konferenca për shtyp teatrale, por mbi të gjitha jo më polemika, as me futbollistët e tij e as me ata që e kritikojnë në media. The Sun sqaron se durimi i pronarëve ka mbërritur në fund, kështu që shenja më e vogël që mund ti prishë imazhin global United nuk do të tolerohet.

Për Special One, që vazhdon të jetë në qendër të ciklonit, nuk është e lehtë të administrohet. Vetëm në dy ndeshjet e fundit kanë ardhur zënkat me asistentin e Sarri në Stamford Bridge e pastaj shenja me tre gishta ndaj tifozëve të Juventus. Ka rënë në stil sipas Glazer, me pasoja të rrezikshme.

Të këshilluara

Video/ Insigne befason PSG në shtëpi

Në Parc de Prince është Napoli që kalon në avantazh, në ndeshjen e Champions League kundër Paris Saint Germain. Ancelotti sic duket vazhdon ta njohë mirë ish-sk...

21:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI