Flash

Tre filma shqiptarë në garë për çmimin e madh të Oscar

Lapsi.al 24 October 2018
Tre filma shqiptarë në garë për çmimin e madh të

Industria e filmit në Kosovë po rezulton mjaft e suksesshme dhe po merr një hov të vrullshëm në industrinë ndërkombëtare të filmit këtë vit.

Tre filma shqiptarë nën regjinë e regjisoreve të njohura Lendita Zeqiraj, Blerta Zeqiri dhe More Raça janë kualifikuar për edicionin e 91-të të Çmimeve të Akademisë – Oscar.

– “Martesa” është filmi me metrazh të gjatë i regjisores Blerta Zeqiri që fitoi çmimin “FIPRESCI” dhe çmimin special të jurisë në festivalin “Tallin Black Nights” në vitin 2017.

Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu luajnë protagonistët në filmin “Martesa”, i cili bazohet në rrëfimin e një burri që është i dashuruar me shokun e tij të ngushtë dhe duhet ta fshehë nga bashkëshortja.

“Martesa” është propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj, shkruan” Lajmi.net”

 

– “Gardhi” është filmi me metrazh të shkurtër i Lendita Zeqirajt, që u kualifikua duke si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në festivalin ndërkombëtar të filmit në Hamptons dhe si filmi më i mirë nën 15 minuta në festivalin e filmit në Palm Springs.

Ky film flet për historinë e një fëmijë të vogël,i cili përballet me familjen e tij për shoqërinë me shokun e tij rom.

Filmi prek temën e përjashtimit, shovinizmit dhe racizmit në shoqërinë kosovare.

 

– “Ajo” është filmi nga More Raça që u përzgjedh si një ndër finalistët e “Manhattan Short Film Festival”.

Ky film është shfaqur në mbi 350 qytete nëpër 6 kontinente dhe ka fituar të drejtën të garojë për Oscar.

“Ajo” tregon historinë e trishtë të në familje dhe trimërinë e një vajze të vogël, e cila e bën të pamundurën për të shpëtuar veten dhe nënën e saj nga dhuna. Aktoret kryesore të këtij filmi janë Diella Valla dhe Aurita Agushi. Për “Lajmi.net” Arben Zharku, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës tha:“Këto tre kualifikime vetëm sa vazhdojnë ta pasqyrojnë trendin e zhvillimit të industrisë kosovare të filmit, ne po prodhojmë gjithnjë e më shumë filma dhe i ndajmë ata me botën. Kemi shpresa të mëdha për atë se çfarë do të sjellë e ardhmja për talentët tanë” .

Të këshilluara

Mer fund lidhja mes G-Easy dhe Halsey

Dy muaj pasi u rilidhën pas ndarjes së shkurtër gjatë verës, këngëtarja 24-vjeçare dhe reperi 29-vjeçar vendosën që të ndaheshin përfundimisht. Pas vendimit, dy...

14:29

Rita Ora flet për bullizmin

Rita Ora ka folur për bullizmin online, duke thënë se femrat janë shpesh në shenjestër për shkak të mënyrës sesi duken. Këngëtarja u shpreh se i ka ndjerë ef...

14:34

Gjatë xhirimit të klipit,humb jetën reperi

Një reper kanadez ka humbur jetën pasi ra nga një aeroplan ndërsa xhironte klipin.Jon James McMurray po filmonte një marifet të rrezikshëm për një video të re m...

13:35

Elhaida Dani,së shpejti me një recital

Elhaida ka një lajm të mirë për fansat e saj në Shqipëri. Shumë shpejt këngëtarja do të vijë me një koncert. “Mbrëmë ishte finalja e turnesë Kanadeze që zgja...

12:35

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI