Flash

Taylor Swift i dhuron fanses së saj 15.500 dollarë për një arsye

Lapsi.al 24 October 2018
Taylor Swift i dhuron fanses së saj 15.500 dollarë për një

Në datën 1 tetor Sadie Bartell postoi një status në Twitter ku u kërkonte ndihmë ndjekësve të saj. Ajo kërkoi ndihmë monetare për nënë e saj e cila kishte rënë në koma prej tre vitesh. Shkaku kryesor ishte një dëmtim në pjesën e trurit dhe që prej asaj kohe nëna e saj kishte rënë në një gjendje të pandryshuar.  Familja kujdesej për të dhe e mbanin në shtëpi pa ia shkëputur aparaturat. Taylor Swift, këngëtarja e njohur në gjithë botën e kishte parë postimin e saj dhe i kishte dhuruar vajzës 15’500 dollarë. Swift i dërgoi të ardhurat në llogarinë e vajzës në emrin e saj dhe të dy maceve të saj të famshme.

Pasi këto të ardhura i erdhën në ndihmë Sadie Bartell shkroi në Facebook dhuratën që Taylor i kishte bërë duke shprehur mirënjohje dhe adhurim për këtë gjest të idhullit të saj. “Ajo ishte për mua në momentin tim më të vështirë. Ajo është tani dhe do të jetë gjithmonë. Do të doja ta shprehja gjithë dashurinë që më kanë dhënë njerëzit që më kanë ndihmuar veçanërisht Taylor. Ajo ishte drita në fund të tunelit dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur. “,- është shprehur vajza

Të këshilluara

Kim, një tjetër kopertinë pa rroba (FOTO)

Nëpërmjet një postimi të bërë nga Mario, Kim është tunduar përsëri për të bërë një set fotografik nudo. Këtë herë është revista e njohur amerikane “Richardson” ...

16:30

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI