Flash

“Mourinho një palaço”: Golfisti Molinari shfryn në një postim kundër trajnerit të parë në histori që shkoi në stadium në këmbë

Lapsi.al 24 October 2018
“Mourinho një palaço”: Golfisti Molinari shfryn në
Mbrëmje e komplikuar e marta për José Mourinho në 'Old Trafford. Përpara, portugezi mbërriti në këmbë në Old Trafford, pasi autobusi i Manchester United mbeti i bllokuar për 45 minuta në trafik, ndërsa në fushë mori një leksion futbolli, që u mbyll me tëeet eksploziv të golfistit Edoardo Molinari: "Mourinhos nuk i mbetet gjë tjetër vecse të bëjë palacon buzë fushës!". Molinarit, nuk i ka pëlqyer "3" me të cilin Mou i është përgjigjur tifozëve të Juventus. Një tëeet që ka shkaktuar kaos në rrjetet sociale. Trafiku i Manchester i kishte kushtuar United 13mijë stërlina për shtyrjen e fillimit të ndeshjes me Valencia për shkak të mbërritjes me vonesë të skuadrës në stadium. Gjë që për pak u përsërit edhe kundër Juventus, duke qenë se autobusi i Red Devils mbeti i bllokuar për 45 minuta. Shumë për Mourinho, që në një moment zbriti për të shkuar në stadium në këmbë. "Trafiku? Lojtarët qendruan në autobus për 45 minuta. E ndava mendjen dhe u nisa në këmbë krah tifozëve. Askush nuk më njohu" shpjegoi Special One para ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI