Flash

Fansat të irrituar me festën e Chiara Ferragnit dhe Fedez: Shuplakë ndaj varfërisë

Lapsi.al 24 October 2018
Fansat të irrituar me festën e Chiara Ferragnit dhe Fedez:

Chiara Ferragni së bashku me miqtë dhe familjarët e saj organizuan një festë surprizë për ditëlindjen e 29-të të bashkëshortit të saj, Fedez. Dhe festa u mbajt pikërisht aty ku nuk i shkon mendja askujt: në supermarket.

Por për fat të keq, festa doli jashtë kontrollit dhe nga entuziasmi dhe alkooli, të ftuarit filluan të luanin dhe shpërdoronin ushqimet dhe fansat e tyre në rrjetet sociale u irrituan aq shumë dhe e cilësuan festën si një “shuplakë ndaj varfërisë”, saqë reperi iu desh të reagonte menjëherë.

Përmes postimeve në “Instagram”, Fedez me lot në sy kërkoi falje për sjelljen e të ftuarve dhe shpjegoi se i dërgoi të gjithë në shtëpi. Mirëpo në asnjë moment, nuk reagoi bashkëshortja e tij Chiara, e cila ishte edhe “truri” i festës. Por fansat nuk e kanë lënë të qetë në asnjë sekond, duke e torturuar t’i nxirrnin fjalën “më fal” nga ajo, dy ditë më pas! Dhe duket se ia arritën.

“Më thuaj se ç’duhet të bëj tjetër, pavarësisht se kërkova falje dhe mbajta premtimin që dhashë. Më vjen keq shumë për të gjithë këtë urrejtje, por kam gabuar dhe marr përsipër të gjithë përgjegjësinë. Të gjithë gabojmë, kërkojmë falje dhe mësojmë leksionin. Të paktën unë e mendoj kështu.” – iu përgjigj fashionista Chiara Ferragni komentueses në profilin e saj në “Instagram”.

Fedez shpjegoi se do të dërgojnë shporta me ushqime në familjet në nevojë.

Të këshilluara

Rita Ora në nëntor publikon albumin e ri

Rita Ora më 23 nëntor të këtij viti publikon listën e plotë të këngëve që do të përmbajë albumi i saj i ri. Albumi me titull 'Phoenix' del edhe një muaj, ku...

18:14

Jennifer Garner prezanton të dashurin e ri

Ndërsa Ben Affleck ka qenë i lidhur me dy femra që pas ndarjes nga Jennifer Garner (me Lindsay Shookus dhe Shauna Sexton-Garner), aktorja e ka mbajtur jetën e d...

17:10

Mer fund lidhja mes G-Easy dhe Halsey

Dy muaj pasi u rilidhën pas ndarjes së shkurtër gjatë verës, këngëtarja 24-vjeçare dhe reperi 29-vjeçar vendosën që të ndaheshin përfundimisht. Pas vendimit, dy...

14:29

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI