Flash

Video/ Arbitër për karton të kuq; fyhet nga drejtuesit, nis sherrin

Lapsi.al 23 October 2018
Video/ Arbitër për karton të kuq; fyhet nga drejtuesit, nis
Momente tensioni në përfundim të Internacional-Santos, ndeshja e e vlefshme për kampionatin Brasilerao, ku protagonist në fushë ishte Gabigol me një gol spektakolar, por jashtë saj ishte arbitri i ndeshjes. Është dashur ndërhyrja e asistentëve të tij, për të frenuar tërbimin e arbitrit Ricardo Marques që, kur arriti tek drejtuesit e klubit vendas, nuk i ka kapërcyer fjalët dhe fyerjet drejtuar atij. "Respektojeni këtë logo", ishin fjalët e arbitrit, duke treguar stemën e Fifa-s. Në shënjestër të drejtuesve të Internacional ishte vendimi për të anulluar 2-1 e shënuar nga Leandro Damiao. Sulmuesi realizoi në minutën e 10' të pjesës së dytë, por mbajti frymën për disa minuta deri sa pa ti anullohej goli për pozicion jashtë loje. "Gabim absurd, vendose kampionatin me këtë idiotësi" e akuzoi Rodrigo Caetano, drejtuesi i Internacional, fjalë që e nxorrën arbitrin jashtë vetes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI