Flash

Juventus bëhet "Rubentus", Manchester United fyen bardhezinjtë

Lapsi.al 23 October 2018
Juventus bëhet "Rubentus", Manchester United fyen

Dicka e kaluar pa vërejtur, apo provokim (pa shije e stil) i qëllimshëm… Në faqen zyrtare të Manchester United, është shfaqur një epitet ofensiv kunddrejt bardhezinjvem që nuk i ka pëlqyer aspak kampionëve të Italisë. Duke prezantuar precedentët me Juventus, klubi anglez i referohet Calciopolit e termit "Rubentus", përdorur nga shumë tifozë kundërshtarë për të ulur imazhin e bardhezinjve. "Një nofkë që i është dhënë Zonjës së Vjetër nga tifozë rivalë, si ata të Fiorentina, Inter e Napoli, është Rubentus, nga italishtja “rubare" (vjedh) shkruhet në postimin e United.

"Ky epitet derivon nga reputacioni, dikur i errët, i bardhezinjve që më pas kulmoi në skandalin e Calciopolit që solli revokimin e titullit 2005 e rrëzimin në serie B të skuadrës kampione të Italisë për ndeshje të trukuara. Përpara viteve '90, kur serie A vlerësohej edhe në Angli si e bukur, tifozët britanikë i shihnin skuadrat italiane me dyshim. Nuk viheshin në dyshim aftësitë e tyre, por disa taktika që përdornin" lexohet në faqen zyrtare të Djajve të Kuq.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI