Flash

Sulmohet nga persona të maskuar shtëpia e familjes Beckham

Lapsi.al 22 October 2018
Sulmohet nga persona të maskuar shtëpia e familjes Beckham

David dhe Victoria Beckham janë shqetësuar pa masë pasi disa hajdutë të veshur me maska u përpoqën të hynin në rezidencën e tyre 6 milionë dollarëshe në Oxfordshire.

Ishte ekipi i sigurisë që kishte vënë re se dikush kishte hyrë brenda. Tre hajdutët e maskuar që përdorën dritaret e pasmet të shtëpisë u larguan duarbosh nga vendi i ngjarjes dhe janë ende të lirë. Dy prej tyre ishin me veshje kamuflazh dhe një tjetër me xhinse, kapele të zezë e shall.

Ata u filmuan në kamera teksa kalonin pranë ndërtesës dhe mendohet se po planifikonin të hynin brenda.

Kur ndodhi kjo ngjarje, e gjithë familja Beckham mendohet se ka qenë duke udhëtuar për në Australi.

Kjo mund të jetë arsyeja përse Victoria u fotografua e mërzitur dje. Një burim për “DailyMail” tha:

“Davidi dhe Victoria janë tepër të mërzitur nga kjo histori. Ata janë shumë protektivë ndaj familjes së tyre, prandaj mendimi se dikush tentoi të hynte brenda është tepër tronditës për ta. Kjo i ka goditur rëndë. Davidi e urren faktin se duhet të ketë siguri të teknologjisë së lartë rreth tij. Ai do donte të ishte normal por prioritet është mbrojtja e gruas dhe fëmijëve. Ai është shumë i zemëruar që duhet të rrisë më shumë sigurinë”.

Tani, shtëpia është e rrethuar nga roje, qen, kamera dhe patrullime në të gjitha anët e shtëpisë. Kujtojmë se fqinjët e tyre janë emra të njohur si Duka dhe Dukesha e Sussex-it, ish-presidenti i Top Gear, Kate Moss, James Corden dhe këngëtari Sam Smith.

Pas këtij lajmi të frikshëm, familja ndodhet ende në Australi me pushime ku pritet të mbështesin princin Harry në Lojërat sportive Invictus.

David dhe Victoria Beckham janë shqetësuar pa masë pasi disa hajdutë të veshur me maska u përpoqën të hynin në rezidencën e tyre 6 milionë dollarëshe në Oxfordshire. Ishte ekipi i sigurisë që kishte vënë re se dikush kishte hyrë brenda. Tre hajdutët e maskuar që përdorën dritaret e pasmet të shtëpisë u larguan duarbosh nga vendi i ngjarjes dhe janë ende të lirë. Dy prej tyre ishin me veshje kamuflazh dhe një tjetër me xhinse, kapele të zezë e shall. Ata u filmuan në kamera teksa kalonin pranë ndërtesës dhe mendohet se po planifikonin të hynin brenda. Kur ndodhi kjo ngjarje, e gjithë familja Beckham mendohet se ka qenë duke udhëtuar për në Australi. Kjo mund të jetë arsyeja përse Victoria u fotografua e mërzitur dje. Një burim për “DailyMail” tha: “Davidi dhe Victoria janë tepër të mërzitur nga kjo histori. Ata janë shumë protektivë ndaj familjes së tyre, prandaj mendimi se dikush tentoi të hynte brenda është tepër tronditës për ta. Kjo i ka goditur rëndë. Davidi e urren faktin se duhet të ketë siguri të teknologjisë së lartë rreth tij. Ai do donte të ishte normal por prioritet është mbrojtja e gruas dhe fëmijëve. Ai është shumë i zemëruar që duhet të rrisë më shumë sigurinë”. Tani, shtëpia është e rrethuar nga roje, qen, kamera dhe patrullime në të gjitha anët e shtëpisë. Kujtojmë se fqinjët e tyre janë emra të njohur si Duka dhe Dukesha e Sussex-it, ish-presidenti i Top Gear, Kate Moss, James Corden dhe këngëtari Sam Smith. Pas këtij lajmi të frikshëm, familja ndodhet ende në Australi me pushime ku pritet të mbështesin princin Harry në Lojërat sportive Invictus.

Të këshilluara

Princ Harry jep shenja për gjininë e bebit

Pas dasmës çifti mbretëror Meghan-Harry janë sërish në qendër të vëmendjes së medias, kësaj radhe për bebin që po vjen. Kensington Palace bëri të ditur lajmin e...

12:20

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI