Flash

Prapaskena Bonucci: "Më donte United, por desha të kthehesha në shtëpi"

Lapsi.al 22 October 2018
Prapaskena Bonucci: "Më donte United, por desha të kthehesha

Një ndeshje me shumë histori të treguara e të patreguara ajo në Champions mes Manchester United dhe Juventus. Nëse të gjithë presin rikthimin e Cristiano Ronaldos në Old Trafford atmosferën e ndez një tjeter protagonist, që mund të kishte qenë me fanellën e Djajve të Kuq nëse nuk do të kishte dashur të "kthehej në shtëpi". I intervistuar nga gazeta britanike 'Telegraph', Leonardo Bonucci ka rrëfyer një prapaskenë të merkatos. "Këtë verë erdhi tek unë një ofertë e United, por kur mësova se ishte mundësia për tu kthyer në shtëpi tek Juventus, nuk dëgjova më asnjë ofertë tjetër - tha mbrojtësi -. Me fanellën bardhezi ndihem në shtëpi, shprehem më së miri. Tek Milan nuk ia dola, ndoshta sepse e kisha vendosur të kthehesha në shtëpi".

Mund të ishte Manchester e ardhmja e Bonucci, në distancë të disa viteve nga oferta e parë e City e më pas United, rivali i ardhshëm i torinezëve në Champions League. Në të dy rastet, mbrojtësi preferoi të zgjidhte Juventus. "Mora një ofertë nga City në 2016: me Citizens pati një dialog, fola me klubin, pastaj me Juven, e vendosëm që gjëja më e mirë për mua ishte të qendroja bardhezi e të vazhdoja të fitoja me Juventus".

Vetëm se në variantin e 31 vjecarit nuk korespondon dicka. Sipas Ferran Soriano, administratori i deleguar i anglezëve, ishte Bonucci që iu propozua Citizens, sic deklaroi në një intervistë në Radio Catalunya në tetor 2016: "Ka shumë futbollistë që duan të vijnë tek ne, që duan të stërviten nga Pep Guardiola . Mes tyre edhe Bonucci, që na kërkoi ta transferojmë tek Manchester City. Fola me Fabio Paratici, drejtorin sportiv të Juventus, por përgjigjia ishte negative. Nuk e shisnin".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI