Flash

Federata Italiane e Futbollit ka një president të ri

Lapsi.al 22 October 2018
Federata Italiane e Futbollit ka një president të ri

Gabriele Gravina, kandidati i vetëm për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit (Figc), është zgjedhur president në votimin e parë të asamblesë së Federatës që është zhvilluar në Roma, me 97,20% të votave. "Falenderoj të gjithë për besimin dhe mbështetjen që më dhatë. Jam njëri prej jush, që bashkë me ju dëshiron të ndryshojë drejtimin e lojës së futbollit".

Këto ishin fjalët e para të të sapozgjedhurit president i Federtaës së futbollit, Gabriele Gravina. "Do të përgjigjemi me fakte, sjellje dhe punë. Duhet të dimë të ëndërrojmë, projektojmë e besojmë. Futbolli nuk mund të presë më, shkojmë përpara së bashku".

Presidenti i asamblesë, Mario Pescante, ka dhënë edhe të dhënat relative të votimit: 485,77 të akredituar, 485.77 vota të vlefshme. Gravina ka marrë 472,15 vota, të barazvlefshëm me 97.20%. Skedat e bardha ishin 13.62, ose thënë ndryshe 2,80%.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI