Flash

7 muaj pas vdekjes së Davide Astorit flet gruaja e tij Francesca

Lapsi.al 20 October 2018
7 muaj pas vdekjes së Davide Astorit flet gruaja e tij Francesca

Me katër mars 2018, futbollisti italian Davide Astori u nda tragjikisht nga jeta, pasi zemra e tij pushoi së rrahuri gjatë kohës që ishte në gjumë. Bashkëshortja e tij Francesca Fioretti vendosi të qëndrojë larg mediave për një kohë të gjatë, duke ndarë dhimbjen vetëm me familjarët e saj.

7 muaj më vonë, ajo ka zgjedhur të flasë për herë të parë për “Corriere della sera” ku rrëfen sesi dhimbjen e ka kthyer në forcë, për vogëlushen e saj Vittoria.

Në një shkrim të gjatë, Francesca zbulon se e vogla e ka kuptuar se i ati nuk do të kthehet më, por që është i lumtur në vendin imagjinar ku ka shkuar. Nga ana tjetër, bashkëshortja e të ndjerit nuk i fsheh lotët dhe dhimbjen dhe tregon se po mbahet fort tek kujtimet që ata kishin të tre, si familje.

“Më 5 mars shoqërova time bijë në shkollë dhe shkova te psikologia e fëmijërisë. Jeta me Vittoria-n u tregua e ashpër, nuk i dha mundësinë e të jetuarit me të atin. E di që nuk duhet t`ia përcjell dhimbjen asaj dhe nuk duhet të dukem e trishtuar dhe e dëshpëruar. Ajo e ka kuptuar që ai nuk do të kthehet, por ka shkuar në një vend imagjinar ku është i lumtur. Nuk e di se çfarë ma dha forcën për të ecur përpara dhe të merresha më prioritetin tim të vetëm: time bijë.

Lotët e mi do vazhdojnë dhe do t`i ndaj me Vittoria-n, por duhet t`i lë të kuptojë që nuk janë lot dëshpërimi. Janë lot emocioni, emocion që vetëm kujtimet më të bukura mund të ta krijojnë. Nuk mund ta pranoj që u largua kështu. Nuk ishte një aksident, as një sëmundje… Dukej si një përrallë e keqe, ishte fundi i të gjitha projekteve që kishim bërë bashkë. Ishim vërtetë të lumtur”, -është shprehur ajo.

Të këshilluara

Xhensila Myrtezaj i rikthehet koncerteve

Më 12 korrik të këtij viti Xhensila u bë për herë të parë, pasi solli në jetë vogëlushen Ajka. Ajo vendosi që të shkëputej për pak kohë nga muzika, por lajmëro...

15:04

Luana Vjollca rrëzohet në emision (Video)

Ashtu siç u mësua më herët, Ermal Mamaqi do të pushtojë sot ekranin shqiptar, pasi në mbrëmje nuk do të shfaqet vetëm në emisionin e tij, por edhe në atë të Lua...

14:17

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI