Flash

Rama nuk ofendon gazetarët, fyen të vërtetën

Lapsi.al 17 October 2018
Rama nuk ofendon gazetarët, fyen të vërtetën
Pasi po shikoja kolazhin e përgatitur nga Lapsi.al me lumin e padurueshëm të fyerjeve, akuzave, britmave dhe shpërthimeve që Edi Rama derdhi të martën në mbrëmje ndaj katër gazetarëve, kërshëria më shtyu të bëj një kërkim të thjeshtë. Të lundroj në Google dhe të gjej raste të tjera kur kryeministri është sjellë me po të njëjtin stil të shëmtuar si në “Dritare”. Eshtë e vërtetë, duhet pranuar se ai nuk ka asgjë personale me Rudina Xhungën, kur i drejtohet me një fjalor rruge: “A je në metro”? Ai nuk ka mëri as me Rakipllarin, kur e etiketon shpifës, apo me Muratin kur i thotë qesharak. E gjitha kjo është fatkeqësisht një baltë e përgatitur me kujdes. Lexo me tej:

Video-fakt/ Fytyrat e ndryshme që tregoi Rama në fyerjen ndaj gazetarëve

Dhe për t’u bindur për këtë mjafton ti hedhësh një sy ngjarjeve dhe datave kur shefi i qeverisë e ka shthurur gjuhën si një burrë i përdalë. Filmi mu kthye plot një vit më parë, kur Edi Ramës sapo i kishte plasur skandali më i madh i qeverisë së Rilindjes, përgjimet italiane që vërtetonin lidhjen e ish ministrit të brendshëm Tahiri me trafikantët e bandës së Habilajve. Ndryshe nga sa u detyrua të bënte më vonë, kryeministri refuzoi t’ia hiqte imunitetin palamentar, simbolit të policisë që deshëm. Dhe për të shmangur vëmendjen nga ky akt i turpshëm, ai u vërsul me një gjuhë të rëndë kundër reporterëve që e prisnin jashtë kuvendit: “injorantë”, “të palexuar”, “jeni për të qarë hallin”. Po të kërkosh në lajmet e datës 25 -26 tetor 2017 duket qartë se debati në vend që të mbizotërohej nga rrefuzimi i shumicës për ti hapur rrugë hetimeve, u vërsoll rreth reagimeve dhe kundër reagimve të sjelljes së kryeministrit me shtypin. E njëjta fabul u përsërit edhe pasi shpërtheu skandali i përgjimit të vëllait të ministrit të brendëshëm Fatmir Xhafa. Gazetarja e re Fax News, Ambrozia Meta, i bëri pyetjen më të thjeshtë të mundshme: A nuk gjendet dot në PS një ministër i brendëshëm i pa lidhur familjarisht me drogën? Në vend që të përgjigjej Rama e kërcënoi me emrin e pronarit dhe dhuroi një show të vërtetë live duke braktisur konferencën me sebebin që pyetja vinte era propogandë. Pra strategjia është e qartë, sa herë kapet me preshë në duar në një skandal, Rama përpiqet ti mbivendosë atij zhurmën, boomin dhe thashethemnajën e një konflikti banal. Kështu ka bërë edhe me Eni Vasilin, që e krahasoi me dashnoren e Eskobarit. Kështu ka bërë edhe më Ilva Taren, të cilën e ofendoi se ishte e pa informuar pasi duhet të kryente detyrat si nënë e një vajze të vogël. Kështu u soll edhe me Blendi Fevziun, me të cilin fotografia duke i tërhequr veshin, i shërbeu daravitjes së ushtrimit të dhunës fizike mbi djalin e Neritan Cekës.    Pra strategjia e Ramës nuk ka asgjë të re nga metodat e ngjashme që përdorin nga liderët populistë si Trump, e deri tek satrapë si Erdogan apo Putin: për të gjithë ata nxjerja në sipërfaqe e përplasjes me lajmësin shërben vetëm për një gjë, për të varrosur lajmin. Prandaj, duke e njohur këtë metodë, ne duhet ta shohim emisionin e së martës “Dritare” jo si një arenë ku u fyen kolegët tanë, por si një premisë për të kuptuar se çfarë kërkon të fshehë Edi Rama. Dhe në këtë linjë gjuha e ndyrë e kryeministrit, ndaj Xhungës, Rakipllarit, Telës dhe Muratit nuk duhet parë e shkëputur nga shashkat e ditëve të fundit për mbylljen e mediave on line apo për ashpërsimin e dënimeve kundër shpifjeve. Ato të gjitha mëtojnë tërheqjen e vëmendjes tek konflikti mes mediave dhe kryeministrit. Sepse për Edi Ramën është më i kollajshëm debati teorik me akuza se po shkel lirinë e shprehjes, se po bëhet diktator, se po ecën në një shteg anti demokratik, sesa përballja konkrete me faktet se ai po ndihmon krimin dhe po krijon alibi për kriminelët. Eshtë e qartë se ofendimet ndaj gazetarëve, hedhja e fishekzjarreve me emra mediash të palegalizuara, apo kërcënimet me gjoba marramendëse, po tentojnë të mbivendosen sipër një skandali më të madh. Ato duan të anashkalonë gënjeshtrën e kryeministrit se dispononte një provë shkencore që zëri në përgjim nuk qe i Agron Xhafajt. Ato duan të shmangin faktet se policia dhe prokuroria kryen krimin e fabrikimit të dëshmitarëve të rremë. Ato duan të varrosin idenë që po triumfonte, se i gjithë shteti i ngjan një makinerie prodhimi gënjeshtrash vetëm për të justifikuar alibitë që nxjerr nga goja i pari i qeverisë. Pikërisht, kur në betejëjn e fakteve, peshorja e së vërtetës po anonte ndjeshëm kundër Ramës, ai kërkoi ta zhbalanconte atë duke kërcënuar me dënime për shpifje, me mbyllje mediash dhe duke shthurur gjuhën ndaj gazetarëve që kishte përballë në “Dritare”. Por, është kjo metodë, tashmë e dalë boje, që na bën të kuptojmë se përpara se t’u qajmë hallin Rudinës, Erlit, Bertit, apo Andit, i’a vlen më mirë të zbulojmë makthin që ka Rama. Kryeministrin nuk e ha meraku nëse Xhunga ka braktisur prej kohësh gazetarinë, as nëse Rakipllari është shpifës, apo Murati qesharak, shqetësimi i tij është se i doli bllof në sy të publikut loja e gatuar keq me dëshmitarin e rremë. Një lojë që edhe një herë më shumë e renditi në llogoren e krijuesit të alibive për krimin. Kjo i djeg dhe prandaj qëndron gjithë ditën në skenë duke bërë zhurmë.    ©Lapsi.al Lexo me tej:

Faktet/ Loja qesharake e Ramës me mbylljen e mediave online

Të këshilluara

Shteti si peng i skandaleve të Rilindjes

E përfshirë në një spirale skandalesh që duket sikur s’ka fund, organizata e Rilindjes ka nisur një fushatë të ethshme për të mos u ballafaqur me to dhe për të ...

18:17

Kosova dhe rosat e Robert Cooperit

Si u bë që njeriu i cili hartoi marrëveshjen e prillit 2013 dhe e shpalli atë të jetë arritje historike, tani thotë se situata mes Kosovës dhe Serbisë nuk funks...

16:40

Pro Ramës, kundër shpifjes

I kapur në hall nga skandalet që po i shpërthejnë njëri pas tjetrit, i gjendur në vështirësi, pasi makineria e vet e propagandës, nuk po i bën dot ballë krimina...

17:42

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI