Flash

VIDEO +18/ Lakuriq duke kërcyer në Zyrën Ovale, Melania Trump pushton rrjetin

Lapsi.al 16 October 2018
VIDEO +18/ Lakuriq duke kërcyer në Zyrën Ovale, Melania Trump

Një zëdhënëse e Melania Trump ka bërë thirrje për bojkot ndaj reperit T.I. pasi ky i fundit publikoi një video ku shfaqej një modele e ngjashme me Zonjën e Parë teksa zhvishej në Zyrën Ovale.

Në videon promocionale për albumin e ri të T.I., modelja mban veshur një xhaketë ku shkruan “Mua vërtetë nuk ma ndjen, po ty?” në referencë për një veshje të ngjashme që Melania Trump kishte veshur më herët këtë javë në Teksas. 

“Si mund të pranohet kjo? E përshtirë! Bojkotoni T.I.”, - shkroi zëdhënësja e Zonjës së Parë, Stephanie Grisham, ndërsa vetë Melania Trump e shpërndau në Twitter e saj këtë postim.

Në një prononcim për “Fox News”, Grisham tha: “Ju pëlqen apo jo, ajo është Zonja e Parë dhe kjo ndodh në Shtëpinë e Bardhë. Është mungesë respekti dhe e neveritshme ta portretizosh atë në këtë mënyrë thjeshtë për shkak të politikës. Këto lloj sulmesh vulgare vetëm se thellojnë më tej ndarjen dhe paragjykimin në vend – dhe kjo duhet të marrë fund.”

Në një intervistë me “ABC News”, Melania Trump ka theksuar se ndjen sikur është “personi më i keqtrajtuar në botë.” T.I. emri i të cilit është Clifford Harris ka kritikuar ashpër ish-bashkëpunëtorin Kanye West për mbështetjen ndaj Trump. Ai tha se nëse dikur ishte krenar që kishte bashkëpunuar me të, tani i vinte turp nga ai bashkëpunim, shkruan Klan.

https://www.youtube.com/watch?v=HzdVnBnOF9M

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI