Flash

Partnerja e Davide Astorit rrëfehet,'Ai iku në momentin më të lumtur të jetës së tij'

Lapsi.al 15 October 2018
Partnerja e Davide Astorit rrëfehet,'Ai iku në momentin më

Francesca Fioretti, partnerja e Davide Astorit, ish-kapitenit të Fiorentina-s që u nda nga jeta pak muaj më parë në dhomën e tij të hotelit, në një intervistë të gjatë për “Corriere Della Sera” ka folur për dramën e saj dhe forcën që po gjen për t’u ringritur pas tragjedisë së 4 marsit të këtij viti.

“Unë, më 5 mars kam shoqëruar vajzën në shkollë dhe kam shkuar tek psikologu. Jeta me vajzën tonë pas asaj që ndodhi është shumë e vështirë. Më duhet që trishtimin dhe mërzitjen të mos ja transmetoj asaj. Ajo e ka kuptuar që ai nuk do të kthehet, por e kemi vendosur të dyja në një vend imagjinar ku ai është i lumtur. Nuk e di çfarë më dha forcën për të gjetur qetësinë, por mendoj: vajza ime.” Më tej shton: “Muaji i parë ka qenë shumë i vështirë, ndjeja dhimbjen që ne nuk ishim më të tre së bashku të lumtur dhe të gëzuar. Por rutina me vajzën dhe takimet me psikologen më kanë ndihmuar që vajza ime të mos shohë dhimbje në sytë e mi.  Davide iku në momentin më të lumtur të jetës së tij…” – ka përfunduar Francesca.

Të këshilluara

7 Fakte interesante rreth Gwen Stefanit

Këngëtarja Gwen Stefani ka shume vite karrierë në muzikë. Ama ,janë disa fakte rreth saj që njerëzit nuk i kanë ditur më parë. 1.Emri i plotë: Gwen Renée Stef...

13:51

Meghan Marke konfirmon shtatëzaninë

Lajme të shumta qarkulluan pas dasmë së tyre se Meghan Markle është në pritje të ëmbël por asgjë nuk ishte e vërtetë sepse nuk kishte ardhur asnjë konfirmim nga...

12:42

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI