Flash

6-shenjat që vërtetojnë se Ariana dhe Pete Davidson janë drejt ndarjes

Lapsi.al 15 October 2018
6-shenjat që vërtetojnë se Ariana dhe Pete Davidson janë

Sipas lajmeve të fundit është mësuar se Ariana Grande dhe Pete Davidson i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, në mënyrë të befasishme këtë fundjavë. Ata vendosën të fejoheshin në muajin qershor dhe përmes postimeve dedikuar njëri-tjetrit dukeshin mjaft të lumtur dhe sikur kishin lindur të ishin bashkë.

Megjithatë duket se gjërat mes tyre nuk kanë shkuar mirë kohët e fundit, ndaj ata kanë vendosur të qëndrojnë larg nga njëri-tjetri.

Edhe pse duket e habitshme ndarja e tyre e papritur, “Cosmopolitan” shkruan se ndarja nuk ka pse të duket e çuditshme sepse ata kishin dhënë disa shenja, të cilat i anashkaluam:

1.Pete hoqi tatuazhin e tij dedikuar Ariana-s

Pete dhe Ariana kishin bërë disa tatuazhe të përbashkëta gjatë lidhjes së tyre të shkurtër. Një nga ato ishte edhe një tatuazh në formën e veshëve të lepurit pas veshit të Pete që i dedikohej këngëtares. Por gjatë një shfaqje të Pete të shtunën në televizor, dikush vuri re se ai e kishte shndërruar tatuazhin në një zemër, por dikush tjetër tha se ai kishte vënë një “A” pranë saj.

2.Ariana ka ndryshuar gjendjen e saj emocionale

Që nga vdekja e ish të dashurit Mac Miller në shtator, Ariana ka kaluar një kohë shumë të vështirë. Në një moment, ajo shkroi rreth shëndetit mendor, duke thënë: “Më zgjoni vetëm kur duhet të këndoj apo të bëj diçka.Jam shumë e lodhur…”!

Ky mesazh i saj shqetësoi fansat lidhur me gjendjen e saj mendore.

3.Ariana dhe Pete nuk morën pjesë në Emmy Awards

Pas debutimit në VMA-s, çifti nuk mori pjesë në Emmy Awards dhe u tha se në atë kohë Ariana kishte nevojë të merrte kohë pas ndarjes nga jeta të Mac Miller, por mesa duket fshihej edhe diçka tjetër pas saj.

“Në kundërshtim me raportet, Ariana nuk do të marrë pjesë në Emmys sonte. Pete ka vendosur gjithashtu të mos marrë pjesë” – tha ekipi i saj.

4.Pete tha se ai kishte marrë kërcënim me vdekje për lidhjen me Ariana-n

Në një intervistë me Howard Stern muajin e kaluar, Pete zbuloi se ai kishte marrë një kërcënim me vdekje për shkak të lidhjes së tij me Ariana-n.

“Unë kam marrë një kërcënim me vdekje, dikush donte të më qëllonte në fytyrë, sepse ajo është shumë seksi.Ky është një budallallik… Dhe reagimi im ishte: A jam vërtet kaq i shëmtuar që njerëzit duan të më gjuajnë në shpullë?” – tha ai.

5.Pete foli në formën e shakasë për kontraceptivët e kontollit të Ariana-s

Gjatë një episodi të SNL këtë sezon, Pete bëri shaka duke thënë se kishte ngatërruar pilulat e saj me karamelet Tic- Tacs.

“Natën e kaluar kam ndërruar pilulat kontraceptive me Tic-Tacs … Unë dua të sigurohem që ajo të mos shkojë gjëkundi” – tha ai me shaka.

Njerëzit në Twitter dyshuan nëse kjo ishte vetëm një shaka.

6.Të dy morën një pushim nga rrjetet sociale për shkak të shqetësimit nga fansat

Më parë të dy njoftuan se po merrnin një pushim nga mediat sociale për shkak të komenteve nga fansat.

“Ata janë të lodhur nga sulmimet. Ata nuk e kuptojnë pse ka reagime të ashpra kur duhet të jetë një kohë shumë e lumtur për ta. Pete veçanërisht ka qenë shumë i urryer nga fansat. Është lënduar dhe ai është mjaft i ndjeshëm”- tha një burim pranë Grandes.

Të këshilluara

7 Fakte interesante rreth Gwen Stefanit

Këngëtarja Gwen Stefani ka shume vite karrierë në muzikë. Ama ,janë disa fakte rreth saj që njerëzit nuk i kanë ditur më parë. 1.Emri i plotë: Gwen Renée Stef...

13:51

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI