Flash

Policia identifikon autorin e vrasjes së 30-vjeçarit në Tiranë, shpallet në kërkim

Lapsi.al 12 October 2018
Policia identifikon autorin e vrasjes së 30-vjeçarit në

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për vrasjen me thikë të një 30-vjecari mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat.

Sipas policisë, viktima është identifikuar me iniciale H. H., 30 vjeç.

Njoftimi i policisë: 

Dëmton me thikë në trup 30 – vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin :

– M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.

Po punohet intesivisht për kapjen e tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI