Flash

Një prej të mbijetuarve nga vrasja në Mat rrëfen si ndodhi ngjarja: Të parin qëlloi Mentor Hoxhën

Lapsi.al 12 October 2018
Një prej të mbijetuarve nga vrasja në Mat rrëfen si ndodhi

Astrit Hani, një prej personave të mbijetuar nga konflikti i një dite më parë në Shëlli të Matit, ku tre persona humbën jetën ka rrëfyer si ka ndodhur ngjarje.

Nga spitali, ku ai po mjekohet pasi ka marrë dy plumba në këmbë thotë se kishte dëgjuar që autori ti thoshtë kolegëve të tij "do ta mësoni shpejt se kush jam".

Ai tregon se ishte duke riparuar një defekt të makinës në kohën kur kishte dëgjuar konfliktin.

"Tre orë para ngjarjes Kujtim Koxha ishte në lokal me Hamit Buçin. Kur ndodhi konflikti verbal isha duke rregulluar makinën, nuk e mësova arsyen. Të parin qëlloi Mentor Hoxhën dhe më pas hapi zjarr me automatik tek të tjerët. Vëllai i pronarit të lokalit që ishte tek banaku, pas dere e kapi nga duart dhe i ngriti lart automatikun. Në tentativë për t’ia larguar automatikun nga duart, plumbat prekën tavanin", ka thënë ndër të tjera Astrit Hani.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI