Flash

Basha pas dëshmisë në Prokurori: Nuk shantazhohemi nga makinacionet e shtetit privat të Ramës

Lapsi.al 12 October 2018
Basha pas dëshmisë në Prokurori: Nuk shantazhohemi nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbërritur për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’, dosje që ka trazuar politikën shqiptare.

Basha u paraqit ketë te premte, në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë deklarime pasi është kallëzuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, për ‘kallëzim të rremë’ e ‘fyerje’.

Pas dëshmisë, kryedemokrati tha se thirrja për t’u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, ndersa kishte edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

“Kur regjimet e korruptuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar shtetin e inkriminuar. Thirrja për t’u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës. Kam një mesazh për Ramën: PD, unë dhe shqiptarët jemi  të vendosur për të larguar krimin nga politika. Nuk trembemim, nuk shantazhohemi dhe as impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën për cmontimin e shtetit privat dhe çmontimin e diktaturës mafioze”- tha Basha.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI