Flash

VIDEO/ Zbardhet sherri me 3 të vrarë në Mat: “Pse nuk e shtroni rrugën time...”

Lapsi.al 11 October 2018
VIDEO/ Zbardhet sherri me 3 të vrarë në Mat: “Pse nuk e

Janë zbardhur detaje në lidhje me masakrën e rëndë të ndodhur ditën e enjte në Mat. Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se gjithçka ka nisur kur autori i vrasjes së trefishtë ka shkuar në lokalin ku po hanin drekë 3 punonjësit e bashkisë dhe ka debatuar me ta.

Nga hetimet e kryera gjatë këtyre orëve burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se, Kujtim Koxha ka qenë ne lokalin e fshatit Shëlli rreth orës 12:30, dhe në këtë kohë kanë ardhur punonjësit e Bashkisë të cilët po punonin në një rrugë fshati. Ata janë ulur për të ngrenë drekë në lokalin e fshatit. Gjatë kësaj kohe, autori i masakrës Kujtim Koxha u është drejtuar dhe u ka thënë punonjësve të Bashkisë dhe kryesisht Erzen Aliajt se “përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtëpisë time, përse po shtroni vetëm këtë rrugë”.

Ka pasur një debat mes tyre, ku punonjësit e tjerë kanë ndërhyrë për të qetësuar gjakrat. Kujtim Koxha më pas është larguar në drejtim të banesës së tij ku ka marrë armën e zjarrit dhe pasi është afruar tek lokali ka qëlluar punonjësit të cilët po konsumonin drekë.

Kujtim Koxha, 54 vjeç, banues në fshatin Shëlli- Mat, në lokalin e qytetarit me inicialet Q. K., pas konfliktit ka vrarë me armë zjarri automatik: Mentor Hoxhën, 36 vjeç, (shofer fadrome) banues në fshatin Burgajet Mat. Ka plagosur rëndë dhe më pas ndërruan jetë: Erzen Aliaj, 49 vjeç, banues në Burrel, shofer i kamionçinës dhe Hamit Bucin, 43 vjeç, banues në fshatin Shëlli Mat, banor i fshatit.

Në këtë ngjarje është plagosur rëndë 40-vjeçari me inicialet A. H., 40 vjeç, banues në fshatin Burgajet të rrethit Mat. Pas krimit të kryer, autori është larguar drejt pyllit të fshatit Burgajet, ku Policia e Matit në bashkëpunim me Policinë Dibër, si rezultat i ndjekjeve të pandërprera, brenda 1 ore, kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar Kujtim Koxha. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor sekuestroi armën e krimit tip automatik model 56 kalibër dhe 11 gëzhoja dhe një krehër me 18 fishekë.

https://video.syri.net/upload/videos/2018/10/fvDxINl89xTJRGTMxUJc_11_0bfe7cffc069feac02b4ca8b74efd319_video_720p_converted.mp4

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI