Flash

Tjetër gomone me kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, droga me vlerë 3 mln euro

Lapsi.al 11 October 2018
Tjetër gomone me kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, droga me

Një tjetër gomone me marijuanë e trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë është sekuestruar sot në ujërat e Adriatikut. Policia Financiare italiane në bashkëpunim me rojen bregdetare të Barit kanë ndaluar një gomone të dyshimtë që po lundronte nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve italiane.

Pas kontrollit në një fund të dyfishtë të mjetit lundrues janë gjetur 352 kg marijuanë e konfeksionuar në 222 pako. Sipas Financës Italiane droga e kapur mund t'i sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro.

Në pranga është vënë skafisti, një 41 vjecar italian banues në qytetin e Lecces. Prej janarit të 2018 e deri më sot, në Adriatik, janë sekuestruar 17 mjete lundruese me drogë, 17 tonë marijuanë e janë vënë në pranga 40 skafistë.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me reparitin e Financës italiane pozicionuar në portin e Durrësit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI