Flash

Mbyllen 41 degë në universitetet e rretheve

Lapsi.al 11 October 2018
Mbyllen 41 degë në universitetet e rretheve

12 programe studimi janë mbyllur këtë vit të ri akademik në universitetin Aleksandër Xhovani në Elbasan. Mes tyre janë matematikë-fizika, bio-kimia dhe një sërë programesh të gjuhëve të huaja.

Ndërkohë 6 programe të tjera janë në rrezik mbyllje, mes të cilave gjuhë-letërsia, histori-gjeografia, gazetaria apo psikologjia. Në Universitetin e Vlorës "Ismail Qemali" rrezikojnë të mbyllen katër programe si degët Matematikë, Fizika, Kimia por dhe Italishtja të cilat kanë regjistrime minimale.

Roland Zisi: "Faktorët nuk lidhen me aspekte të brendshmë të universitetit."

Rreth 290 studentë janë regjistruar pas fazës së dytë në Universtin e Gjirokastrës, nga 805 që ishin kuotat e miratura.

6 programe studimi, rrezikojnë të mbyllen. Drejtuesit e Universitetit japin si shkak vendosjen e mesatares 7 për mësuesinë.

Jani Dine: "Ne kemi shqetësim për mësuesinë, që aktualisht ka një numër të ulët regjistrimesh. Ndoshta një prej faktorëve që ka ndikuar mund të ketë qenë dhe vendosja e mesatares 7-të."

Këtë vit, regjistrimet e reja në Universitetet e rretheve janë fokusuar në programet 2-vjeçare profesionale tek të cilat kandidatët shohin edhe mundësinë e punësimit./ora news

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI