Flash

Kylie Jenner: Historia e emri të Stormit, kush ja zgjodhi dhe çfarë kuptimi ka

Lapsi.al 11 October 2018
Kylie Jenner: Historia e emri të Stormit, kush ja zgjodhi dhe

Para se Stormi Webster të vinte në jetë, nënës së saj Kylie Jenner i duhej që të gjente emrin perfekt për të. Në një intervistë me artistin e makijazhit, James Charles, Kylie tha se ajo ndryshoi mendje në minutën e fundit.

Ajo i pëlqente emrat që lidheshin me natyrën, që e çoi atë në zgjedhjen e Stormie (Stuhia).

“Kisha zgjedhur emrin Stormi, por më pas mendova dua atë prapashtesën “ie”, si të emrit tim, Stormie”, tregon Kylie.

Më 4 shkurt Kylie njoftoi se ishte bërë nënë për herë të parë dhe priti deri më 6 shkurt për të zbuluar emrin. Ishte e vendosur që të mbante emrin Stormie, por donte kohë ta mendonte, derisa ta bënte publike.

“Bleva gjëra të ndryshme për të me emrin e saj Stormie. Nuk e kisha zgjedhur përfundimisht emrin, doja një javë mes meje dhe asaj që të shikoja nëse doja ta ndryshoja. Kisha një emër tjetër në mendje, por e ndjeja që kur ajo ishte në barkun tim se Stormi i përshtatej. Dukej sikur e zgjodhi ajo vetë emrin”, tregon 21-vjeçarja.

Në momentin kur e pyetën për ta regjistruar vogëlushen, ajo tha emrin Stormi, duke ndryshuar mendje në fraksionin e sekondës.

“Ata më pyetën nëse isha e sigurt dhe unë e pohova. Në kuptimin e plotë të fjalës e ndryshova emrin aty për aty. Më pas mbylla telefonin dhe isha: ‘Pra, kjo është emri i saj’”, shprehet Jenner.

Të këshilluara

Selena Gomez, probleme me shëndetin mendor

Selena Gomez po merr trajtim të shëndetit mendor  për shkak se nuk është mirë nga gjendja emocionale. Këngëtarja dhe aktorja  është shtruar në spital dy herë...

10:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI